Maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë hedhin kapelat e diplomimit

- Advertisement -

Është mbajtur ceremonia e diplomimit të Maturantëve të Gjimnazit “Sami Frashëri”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu:

- Advertisement -

Ceremonia e Diplomimit të Maturantëve të Gjimnazit “Sami Frashëri” ✨🎓

Mbrëmë, me emocione dhe krenari, maturantët e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Kryeqytet mbyllën një kapitull të mrekullueshëm të jetës së tyre. Së bashku prinërit e arsimtarët festuam arritjet, përkushtimin e maturimin e tyre, që me sukses arritën përfundimin e kësaj etape.

Le të mos harrojmë se ky është vetëm fillimi i një të ardhmeje të ndritur dhe plot mundësi për ta. Me njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë viteve në gjimnaz, jam e bindur se çdonjëri prej tyre do të shkëlqejë në rrugëtimin e tyre të ardhshëm.

- Advertisement -

Urime të përzemërta të gjithë maturantëve! 🌟

Perparim Rama
Kryeqyteti Prishtina
Drejtoria e Arsimit
Gjimnazi i shkencave natyrore “Sami Frashëri” Prishtinë