Maturantët e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren me mesazh të fuqishëm: “Rri n’Kosovë, se ma mirë s’ka!”

- Advertisement -

Sot, në ambientet e Gjimnazit “Gjon Buzuku” u mbajt një aktivitet vetëdijesues me moton “Rri n’Kosovë, se ma mirë s’ka”, në kuadër të fushatës kombëtare “Le të flasim”.

- paragrafi 1 -

Aktiviteti mblodhi një numër të madh maturantësh të cilët, me shumë entuziazëm dhe përkushtim, morën pjesë në diskutime të hapura për sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen të rinjtë në Kosovë.

- Advertisement -

Nxënësit ndanë ide kreative dhe të qëndrueshme për mënyrat se si të rinjtë mund të jenë faktorë ndryshimi në komunitetet e tyre, duke përdorur dijen, aftësitë dhe vizionin që po ndërtojnë nëpërmjet arsimit.

Postimi i plotë:

Sot, në Gjimnazin “Gjon Buzuku”, u zhvillua aktiviteti i Ditës Vetëdijesuese “Rri n’Kosovë, se ma mirë s’ka”, në kuadër të fushatës “Le të flasim”.

- Advertisement -

Ky aktivitet mblodhi një numër të madh maturantësh, të cilët morën pjesë me entuziazëm dhe interes, duke ndarë mendimet e tyre mbi sfidat me të cilat përballen të rinjtë sot, por edhe mbi mundësitë që ofron Kosova.

Në diskutime u theksua rëndësia e shikimit të vendit tonë jo vetëm si hapësirë ku ka vështirësi, por edhe si një ambient me potencial për zhvillim personal dhe profesional. Nxënësit sollën ide të vlefshme për mënyrat se si mund të kontribuojnë në komunitet duke përdorur njohuritë, aftësitë dhe vizionin e tyre.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të motivojë të rinjtë që të besojnë se Kosova është vendi ku ata mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të japin një kontribut të drejtpërdrejtë për një shoqëri më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të zhvilluar.