Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka shpallur zyrtarisht rezultatet e provimit të Lëndës me Zgjedhje për Maturën Shtetërore 2026, duke i dhënë fund pritjes së mijëra maturantëve në të gjithë Shqipërinë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, përmes një njoftimi publik.
Në njoftim, ministrja u ka bërë thirrje maturantëve të klikojnë në linkun e publikuar nga institucionet përgjegjëse për të parë vlerësimet e tyre.
Publikimi i rezultateve të provimit të Lëndës me Zgjedhje shënon një tjetër etapë të rëndësishme të procesit të Maturës Shtetërore 2026, ndërsa maturantët tashmë mund të vijojnë me hapat e mëtejshëm drejt aplikimit në arsimin e lartë, sipas kalendarit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Klikoni në link për të parë vlerësimet: https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-Rezultateve-Z.pdf