Matura shtetërore 2026: Caktohen datat e dy afateve të provimit

- Advertisement5 -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se afati i parë i provimit shtetër të maturës do të mbahet më 20 qershor 2026, ndërsa afati i dytë më 29 gusht 2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i Nagavcit:

- Advertisement -

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Provimit Shtetëror të Maturës, kemi marrë vendim për caktimin e afateve të mbajtjes së këtij provimi për vitin shkollor 2025–2026, me qëllim të planifikimit dhe realizimit sa më të rregullt të këtij procesi të rëndësishëm arsimor.

Afati i parë i provimit do të mbahet më 20 qershor 2026, ndërsa afati i dytë më 29 gusht 2026.

Në lidhje me këtë vendim janë njoftuar edhe Drejtoritë Komunale të Arsimit për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme organizative dhe për t’i informuar institucionet përkatëse arsimore.

- Advertisement -

Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar që procesi i provimit të maturës të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.