E martë, 25 Shkurt, 2025

Matura shtetërore 2021-2022, Ministria e Arsimit: Do ulet kufiri minimal i kalueshmërisë për nxënësit

- Advertisement1-

Matura Shtetërore 2021-2022 do të ketë risi. Gjatë prezantimit të saj, ministrja Kushi ka deklaruar se do të ulet kufiri minimal i kalueshmërisë për nxënësit dhe se do të rikthehet metoda e hartimit të testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhur mësuesish.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka thënë se niveli i kalueshmërisë për nxënësit do të ulet. Gjatë prezantimit të maturës shtetërore që ka bërë sot, ministrja Kushi është shprehur se duhen marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti akademikë për shkak të pandemisë.

- Advertisement -

“Duke marrë në konsideratë vështirësitë e viti akademik për shkak të pandemisë, me vendim unanim të komitetit të maturës shtetërore ne vendosëm që të ulim kufirin minimal të kalueshmërisë dhe gjithashtu kufirin minimal për çdo notë. Ishte një vendim që në kushtet në të cilat ndodheshim ishte i domosdoshëm. Që mos lejojmë që maturantët të penalizohen për shkak të situatës”, është shprehur ajo.

Gjithashtu, matura shtetërore do të preket dhe nga një ndryshim tjetër që lidhet me 2 lëndët kryesore, matematika dhe gjuha shqipe e letërsia. Kushi u shpreh se do rikthehet metoda e hartimit të testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhur mësuesish./Portalishkollor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...