E premte, 26 Korrik, 2024

Maskat mund t’i mbajnë pa frikë edhe fëmijët mbi 1 vjeç

- Advertisement1-

Fëmijët mbi 12 muajsh, pra mbi 1 vjeç mund ta mbajnë maskën kirurgjikale asnjë rrezik. Kjo do të ndihmonte në zbutjen e përhapjes së infeksionit.


Universitetit La Sapienza i Romës, me në krye Polo Pontino kreu këtë studim që e botoi më pas në revistën prestigjioze Jama Netëork.

- Advertisement -

“Fëmijët nën 6 vjeç nuk duhet të përdorin maska ??kirurgjikale sepse ato mund të jenë të dëmshme për shëndetin e tyre”, ky rregull ishte shkaku që të niste studimi.

Maska, larja e duarve dhe distancimi, sipas profesorit, mbeten tre pikat e pashmangshme për të shmangur përhapjen e një infeksioni. Por vëmendje u duhet kushtuar të vegjëlve:

“Edhe nëse fëmija nuk bën forma të rënda të sëmundjes nga virusi, ai është përsëri bartës dhe duhet të ruhet mbi të gjitha për të mbrojtur ata që e rrethojnë.”

Por, a janë të rrezikshme maskat kirurgjikale në vitet e para të jetës? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, studiuesit studiuan një grup me mbi 40 fëmijë, disa mbi dy vjeç dhe të tjerë nën 2 vjeç.

Ata u monitoruam për 30 minuta për të vëzhguar parametrat normalë, pastaj për 30 minuta të tjera i mbajtën me maskë ndërsa luanin në heshtje, sikur të ishin në kopsht. Më në fund, për 15 minuta të tjera i vunë në lëvizje të ecnin shpejt.

Rezultati i këtij eksperimenti?

- Advertisement -rrrrrrr

“Përdorimi i maskës nuk ndryshoi asnjë parametër, si në fëmijët më të mëdhenj ashtu edhe në ata prej 12 muajsh dhe kjo do të thotë që fëmija mund ta mbajë maskën dhe të pengojë përhapjen e virusit”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...