E shtunë, 23 Nëntor, 2024

MASHTI tregon rastet kur shkollat kalojnë në mësim online

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se Task Forca në nivel të MASHTI, ka nxjerr rekomandimin që të shqyrtohet mundësia për kalim të klasës përkatësisht shkollës në skenarin C (mësimi online) nëse brenda tri ditësh konfirmohen dy ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me virusin SARS-Covid-19 brenda një klase, nëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin SARS-Covid-19 dhe nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

Sipas MASHTI-t, vendimin për aplikimin e skenarit më të përshtatshëm e merr Task Forca e shkollës.

- Advertisement -

“Në çdo situatë duhet marrë parasysh faktin se mësimi online nuk është zëvendësim për mësimin me prezencë fizike, gjë që vlen, në veçanti, për fëmijët e moshave të vogla. MASHTI rithekson rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse të përcaktuara me legjislacion dhe vendime të organeve kompetente. Në kohën e sotme, mbrojtja më e mirë nga Covid-19 është vaksinimi, prandaj ftojmë të gjithë nxënësit e moshës 12 vjeç e më lartë, studentët, mësimdhënësit dhe familjarët e tyre të vaksinohen, sepse kështu sigurojmë që institucionet arsimore të mbeten të hapura dhe ruajmë shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook.

Postimi i plotë i MASHTI-t:

Në mbledhjen e 55-të të dt. 21 janar 2022, Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi masat e reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

https://kryeministri.rks-gov.net/…/Vendimet-e-mbledhjes…

Me propozimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, procesi edukativo –arsimor në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve zhvillohet sipas Udhëzuesit të MASHTI për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë Covid-19, me obligimin që të respektohen masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKSHPK.

Udhëzuesi për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla:

- Advertisement -rrrrrrr

https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/09/udhezuesi-i-pergjithshëm-i-mashti-për-organizimin-e-procesit-mësimor-në-vitin-shkollor-2021-2022-në-kushte-të-pandemisë-covid-19.pdf

Vendimin për aplikimin e skenarit më të përshtatshëm e merr task forca e shkollës. Brenda një shkolle mund të aplikohet më shumë se një skenar, pra disa klasë mund të punojnë me prezencë fizike dhe orar të plotë (Skenari i Rikthimit), ndërsa ndonjë klasë tjetër online (Skenari C).

Task Forca në nivel të MASHTI, në mbledhjen e mbajtur më 20 janar 2021, nxorri rekomandimin që të shqyrtohet mundësia për kalim të klasës përkatësisht shkollës në skenarin C (mësimi online) në njërin nga këto raste:

•Nëse brenda 3 ditësh konfirmohen 2 ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me virusin SARS-Covid-19 brenda një klase;

•Nëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin SARS-Covid-19;

•Nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

Në çdo situatë duhet marrë parasysh faktin se mësimi online nuk është zëvendësim për mësimin me prezencë fizike, gjë që vlen, në veçanti, për fëmijët e moshave të vogla.

Në rast nevoje për organizimin e mësimit online mund të shërbejnë video-mësimet që emetohen në RTK4 çdo ditë pune prej 9-16 h sipas orarit të hartuar nga MASHTI:

Po këto video-mësime gjenden edhe në kanalin zyrtar të MASHTI – https://xn--emsimi-qva.rks-gov.net/shq/ .

Për mësimin online shkollat mund të shfrytëzojnë platformën zyrtare wwws.shkollat.org, por edhe platformat tjera që janë në dispozicion si: Zoom, eShkollori, Google Meet, etj.

Në institucionet e arsimit të lartë, mësimi mund të organizohet me prezencë fizike me kusht që grupet me mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

MASHTI rithekson rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse të përcaktuara me legjislacion dhe vendime të organeve kompetente. Në kohën e sotme, mbrojtja më e mirë nga Covid-19 është vaksinimi, prandaj ftojmë të gjithë nxënësit e moshës 12 vjeç e më lartë, studentët, mësimdhënësit dhe familjarët e tyre të vaksinohen, sepse kështu sigurojmë që institucionet arsimore të mbeten të hapura dhe ruajmë shëndetin publik.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...