E diel, 24 Nëntor, 2024

MASHTI themelon komision hetimor për librin Matematika 3

- Advertisement1-

Libri i shtëpisë botuese “Berati”, me autor Sejdi Bilallin, u shpall fitues në konkursin e gushtit të vitit 2021.

Profesori Ramadan Zejnullau, i cili garoi me një tekst të shtëpisë botuese “Dukagjini”, pretendon se Bilalli ka kopjuar nga librat shkollorë, në të cilët këta të dy ishin bashkautorë në të kaluarën. Bilalli thotë se Zejnullahu e ka nga inati e, ndërkohë Ministria e Arsimit ka thënë se me këtë do të merret komisioni i themeluar për këtë punë.

- Advertisement -

Në librin shkollor të lëndës së matematikës për klasën e tretë, dyshohet se një pjesë e përmbajtjes është e vjedhur. Për ta bërë edhe më keq, janë vënë në dukje edhe një varg gabimesh përmbajtjesore e drejtshkrimore. Por të gjitha këto do të konstatohen ose jo nga një komision hetimor që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka themeluar për këtë punë.

Libri i shtëpisë botuese “Berati”, me autor Sejdi Bilallin, u shpall fitues në konkursin e gushtit të vitit 2021.

Autori Ramadan Zejnullau, i cili garoi me një tekst të shtëpisë botuese “Dukagjini”, pretendon se Bilalli ka kopjuar nga librat shkollorë, në të cilët këta të dy ishin bashkautorë.

Po kështu, ka pretendime se Bilalli ka aplikuar në konkurs me dy shtëpi botuese – me njërën si autor i vetëm, ndërsa me tjetrën si bashkautor me Zejnullahun.

“Në ndërkohë e pashë konkursin dhe unë e vërejtja që ai ka bërë shkelje procedurale në konkurs, sepse ai në fakt nuk ka pasur të drejtë të konkurrojë me dy shtëpi botuese. Derisa ka punuar me mua, ai paralelisht ka punuar edhe për një shtëpi tjetër, dhe pas një kohe unë arrita t’i kem në dorë librat e miratuar apo të autorizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbi bazën e rezultateve vlerësuese, i shfletova prej kureshtjes dhe në fillim nuk vërejta ndonjë analogji të rëndë, por kur fillova t’i shfletoja më pas e pashë që libri është ai libri ynë i përbashkët, i vjetri, që natyrisht është pa emrin tim dhe i kopjuar në dy mënyra. Njëra është se në pjesën dërrmuese është kopjuar pa ndonjë ndërhyrje, ndërsa tjetra është munduar të bëjë disa ndryshime që t’i ikë mundësisë së konstatimit për kopjim”, ka thënë Zejnullahu, profesor i rregullt në Fakultetin e Matematikës.

 

- Advertisement -rrrrrrr

Mirëpo këto pretendime i ka mohuar autori i librit, Sejdi Bilalli. Ai ka thënë se në konkurs ka konkurruar vetëm me një shtëpi botuese, duke shtuar se Zejnullahu nuk ka pasur autorizim apo pëlqim nga ana e tij që ta përfshijë atë si bashkautor në librin e tij.

“Në konkursin e fundit nga Ministria e Arsimit për Matematika 3 unë kam konkurruar me shtëpinë botuese ‘Berati’, e cila është vlerësuar si e dyta më e mirë, ndërsa shtëpia botuese ‘Dukagjini’ me z. Zejnullahu është listuar me poshtë në renditje. Vetëm pas humbjes së autorit Zejnullahu, ai filloi duke shkruar ankesa dhe shkresa të ndryshme në Ministri të Arsimit, të gjitha pa bazë, përfshirë edhe shpifjet, për çka besojmë se do të japë përgjigje në përputhje me dispozitat ligjore. Akuzat e z. Zejnullahu janë të shtyra nga inati personal, ngaqë libri im ka fituar në konkurs dhe libri i tij jo. Z. Zejnullahu është duke dashur të krijojë opinion denigrues ndaj meje si autor duke përdorur forcën e imazhit dhe lidhjeve të tij”, është shprehur Bilalli.

Pas ankesës së Zejnullahut, Ministria e Arsimit ka themeluar një komision hetimor. Nga kjo ministri kanë thënë se për momentin nuk mund të shpalosin detaje të tjera rreth kësaj çështjeje, pasi mund të pengojë hetimin.

“Ne si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e kemi pranuar këtë ankesë nga autori dhe nga shtëpia botuese në lidhje me pretendimet për plagjiaturë në tekstin e Matematikës për klasën e tretë. Për shqyrtimin e kësaj ankese kemi themeluar një komision me mandat për të vlerësuar mbi pretendimet dhe për të nxjerrë rekomandim mbi veprimet që duhet të merren”, thuhet në përgjigjen e dërguar për KOHËN nga zëdhënësja e MASHTI-t, Iliriana Pylla.

Sipas konkursit, në bazë të të cilit ishte përzgjedhur teksti shkollor i Matematikës për klasën e tretë, autori apo shtëpia botuese mund të konkurronin vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor dhe material mësimor për klasën dhe lëndën e njëjtë.

Zejnullahu dhe Bilalli si bashkautorë kanë publikuar në të kaluarën një numër librash shkollorë për lëndën e matematikës.

Ky libër u vlerësua me 3.01 pikë nga 4 pikë maksimale, nga recensentët e angazhuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Dhe përveç dyshimeve për plagjiaturë, libri shkollor ka edhe gabime përmbajtjesore e teknike.

Në librin e lekturuar nga Ramadan Haxhiaj, pjesorja është e shkruar në trajtë të shkurtuar jostandarde. Argumentimet janë: “ka pas, ka mbet, është rritë, kish mbledhë”- në vend të “ka pasur, ka mbetur, është rritur, kishte mbledhur”.

Gjithashtu shumësi i emrave është shkruar gabimisht në vend të “tulipanë, kilogramë, thasë” është shkruar “tulipana, tulipan, kilogram, thas”.

Problematike për autorin ishte edhe përshtatja e mbiemrave në numër: “numrin më i vogël treshifrorë”, në vend të “numri më i vogël treshifror”, “numrat treshifror”, në vend të “numrat treshifrorë”, është shkruar “lepuj të zi”, në vend “lepuj të zinj”.

Po ashtu, ë-të që duhet të shkruhen për arsye morfologjike, mungojnë në tekstin shkollor. Në vend të “hyjnë, shënohet, shfrytëzojmë, njëjtë, shtëpinë, pjesëtim, gjysmëdrejtëza, i kanë, pemëtari, plotësojmë”- janë shkruar “hyjn, shenohet, shfrytëzojm, njejtë, shtëpin, pjestim, gjysmdrejtëza, i kan, pemtari, plotsojmë”. Ndërkaq mbiemrat “i drejtë, i ngushtë, i njëjtë” janë shkruar pa ë.

Folje me kuptim janë shkruar ndryshe nga ai i synuari: në vend të “të zgjidhim barazimet” është shkruar “të zgjedhim barazimet”. Po ashtu, është përdorur paskajorja gege “me i zëvendësu”, “me ble”, në vend të lidhores “t’i zëvendësojmë”, “të blini”.

Përveç gabimeve drejtshkrimore, disa fjali nuk kanë kuptim si: “zbulojmë vetit e pandryshueshmëris të ndryshimit”, “çka do të ndodhë me shumën e dy numravenëse njëri mbledhor”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...