MASHTI: Shkaku i përdorimit të telefonave, disa nxënës janë larguar nga Testi i Arritshmërisë

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dhënë detaje për mbarëvajtjen e pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë i cili u mbajt sot.

- paragrafi 1 -

Përmes një njoftimi, MASHTI bën me dije se shkaku i përdorimit të telefonave, edhe kësaj radhe janë larguar nga testi disa nxënës.

- Advertisement -

“Sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës”, thuhet në njoftim.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1658 salla të testimit.

Në pjesën e parë nxënësit janë testuar në katër lëndë: Gjuhë amtare, Gjuhë angleze, Histori dhe Gjeografi, ndërsa sot është organizuar pjesa e dytë në lëndët: Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

- Advertisement -

Rezultatet e testit do të publikohen më 8 korrik.