E premte, 22 Nëntor, 2024

MASHTI s’e ka në plan të fusë Edukatën Seksuale në shkolla, të miturat po bëhen nëna

- Advertisement1-

Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar 11 lindje të foshnjave nga nënat nën moshën 18-vjeçare. Të dhënat, bazohen në shënimet e Klinikës Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli ka thënë se gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit 2022 kanë lindur 2 mijë e 125 foshnje, prej të cilave 11 nga nënat e moshës jo madhore. Ndërsa, gjatë vitit 2021, kanë qenë 26 lindje nga nënat nën moshën 18-vjeçare.

- Advertisement -

Jo rrallë është ngritur si temë çështja e edukatës seksuale si lëndë që do të duhej të përfshihej në shkolla. Por, deri më tani Ministria e Arsimit nuk e kanë përfshirë këtë lëndë dhe as nuk e ka në plan. Një nga arsyetimet ka qenë se për edukatën seksuale mësohet në disa nga lëndët aktuale, ndër to edhe në “Edukatën fizike”.

Zyrtarja për informim nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Ilirjana Pylla për portalin rtv21.tv ka thënë se mësimet në lidhje me edukatën seksuale janë të shpërndara në tri lëndë dhe se nxënësit sipas tyre mjaftueshëm marrin informacione rreth edukimit seksual.

“MASHTI bazuar në strategjinë e re, që është në hartim e sipër, nuk ka në plan të fus si lëndë të veçantë Edukatën Seksuale. Megjithatë, praktikisht edukimi seksual është i inkorporuar si temë në disa lëndë siq janë Biologjia, Edukata qytetare dhe Edukata fizike. Pra,mësime në lidhje me edukatën seksuale, trupin dhe gjininë ka në tekstet aktuale shkollore, por janë të shpërndara në lëndë të ndryshme dhe nxënësit mjaftueshëm marrin informacione rreth edukimit seksual”, ka thënë Pylla duke shtuar se janë hartuar doracakë që dhe veprohet konkretisht në parandalim dhe edukim përmes disa aktiviteteve duke përfshirë, hartimin e materialeve, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera dhe organizatat që punojnë në fushën e promovimit dhe edukimit shëndetësor.

Ndërsa, Rinor Qehaja ekspert i fushës së arsimit për portalin rtv21.tv tha se kompetenca qytetare pjesë e kornizes kurriulare parasheh kompetenca që po të mirë zbatoheshin do të duhej të nxisin për plan programe të të mësuarit që do të bënin të rinjtë më të njohur edhe për edukimin seksual.

“Çfardo refrome tjetër në kurrikulë kërkon debat më të gjerë dhe analizë të kapaciteteve për zbatim”, tha Qehaja.

E në anën tjetër sociologu, Labinot Konushevci për portalin rtv21.tv ka thënë se shoqëria jonë patjetër ka nevojë për edukim seksual.

- Advertisement -rrrrrrr

“Po, sigurisht që shoqëria jonë ka nevojë për edukim seksual. Sepse seksualiteti tek ne përceptohet në forma vullgare dhe perverse. Seksi vetëm si akt dhe jo si kulturë. Ndërmjet gjinive ka shumë stereotipe dhe iluzione, të cilat vetëm edukimi seksual si edukim kulturor do t’i thyente. Po, është mungesë e informacionit dhe vetëdijes shoqërore dhe familjare. Por është edhe si pasojë e ndrydhjes seksuale që shoqëria jonë ekstremisht po mundohet ta tejkalojë me frymë neoliberale”, ka thënë Konushevci.

Sipas sociologut “një edukim që i vë kufijt në raportet, komunikimet dhe sjelljet seksuale, me arsyetimin e shëndetit publik seksual dhe fuqizimit të edukimit para krijimit të martesës, mund të parandalojë orientimin e gabuar të adoleshentëve që humbin hapin më të rëndësishëm të jetës”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Studimi i fundit: Shqetësuese përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut...

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...

Nagavci: Nëse duam të ecim përpara me hapin e kohës, thelbësore avancimi i gjuhës tonë shqipe

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Kuvendin e...