Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), i ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 50,75 përqind.
Në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54,4, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe – 57,5, Gjuhë angleze – 74,1, Histori – 42,1, Gjeografi – 50,5.
Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47,1 përqind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46,8, Informatikë – 52,1, Fizikë – 45, Kimi – 41,3 dhe Biologji – 51,2.
Testit të Arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta.