E diel, 24 Nëntor, 2024

MASHTI mohon ekzistencën e tekstit kontroverzal në kurrikulë, thotë se lënda “edukimi seksual” s’është obligative

- Advertisement1-

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Taulant Kelmendi, ka mohuar raportimet lidhur me një tekst shkollor që pretendohej se është në kuadër të Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar, i cili u bë debat publik.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook ka mohuar në tërësi ekzistencën e këtij shkrimi dhe ka thënë se s’e di asnjë rast të vetëm të aplikimit të atij aktiviteti.

- Advertisement -

“Teksti i përmendur nuk gjendet askund në Kurrikulën e Arsimit Parauniversitar të miratuar në vitin 2016. Kurrikula nuk ka ndryshuar në 2021 as në 2023, siç po thuhet. Teksti i përmendur nuk gjendet as në tekstet shkollore dhe as nuk është tekst i veçantë shkollor, siç po thuhet”, ka thënë ndër të tjera numri dy i dikasterit të Arsimit.

“I gjithë diskutimi po bëhet për një manual të zhvilluar nga Fondi për Popullsinë e Kombeve të Bashkuara – UNFPA si nismë e filluar në vitin 2016. Edhe pse ky dokument nuk ka asnjë karakter obligativ, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e gatshme të rishikojë çdo pjesë ku përmbajtja nuk përputhet me standardet e përshtatshme për edukimin e fëmijëve”, vijon tutje shkrimi i tij.

Sipas tij, nuk ka asnjë rast në arsimin parauniversitar që është praktikuar përshkrimi i aktivitetit që u raportua në media.

Postimi i tij i plotë:

E pabesueshme se si orkestrohet dhe manipulohet me të pavërteta!

Dikush e fillon në Kuvend për kauzë mbijetese, e përpunon opozita dhe më pas shpërthejnë Berati dhe Lirimi.

- Advertisement -rrrrrrr

Në media, statuse dhe paraqitje po qarkullon një tekst për edukimin seksual të fëmijëve dhe mënyra se si po paraqitet është krejtësisht e pasaktë.

Orkestrimi për të krijuar ‘mllef familjar’ është i rremë.

⛔️ Teksti i përmendur nuk gjendet askund në Kurrikulën e Arsimit Parauniversitar të miratuar në vitin 2016. Kurrikula nuk ka ndryshuar në 2021 as në 2023, siç po thuhet.

⛔️Teksti i përmendur nuk gjendet as në tekstet shkollore dhe as nuk është tekst i veçantë shkollor, siç po thuhet.

⛔️ Lënda “Edukimi Seksual” nuk është lëndë obligative në kurrikulë, siç po thuhet.

I gjithë diskutimi po bëhet për një manual të zhvilluar nga Fondi për Popullsinë e Kombeve të Bashkuara – UNFPA si nismë e filluar në vitin 2016.

Edhe pse ky dokument nuk ka asnjë karakter obligativ, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e gatshme të rishikojë çdo pjesë ku përmbajtja nuk përputhet me standardet e përshtatshme për edukimin e fëmijëve.

Në anën tjetër, nuk ka asnjë rast në arsimin parauniversitar ku është praktikuar përshkrimi që po dëgjojmë dhe shohim.

Tendenca për të krijuar kauza elektorale është ekskluzivisht e orkestruar dhe e pavërtetë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...