MASHTI mirënjohje për Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj

- Advertisement -

Ministria e Arsimit ka ndarë mirënjohje për Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi:

- Advertisement -

Me krenari të madhe pranojmë këtë Mirënjohje të veçantë nga MASHTI, për angazhimin tonë institucional në zbatimin e Platformës për parandalimin e braktisjes së shkollimit në arsimin parauniversitar.

Dhuratë të çmuar na dorëzuan edhe kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve tanë, punën e Komisionit për braktisje, mbështetjen e pakursyer të prindërve, dhe udhëheqjen e drejtorisë së shkollës.

- Advertisement -

Falenderojmë Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

🙏 Faleminderit të gjithëve për kontributin tuaj të çmuar në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për nxënësit tanë të talentuar. Ky është një hap përpara drejt një arsimi më cilësor dhe gjithëpërfshirës.

EDUKIMI ËSHTË E DREJTË ELEMENTARE.

https://www.facebook.com/share/15UA4UayoK/