MASHTI merr vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve në këtë komunë

- Advertisement5 -

Ministria në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka njoftuar kanë marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve, pas gjetjeve të Inspektoratit të Arsimit lidhur me mospërfillje të procedurave ligjore në një shkollë të Komunës së Rahovecit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të Nagavcit, procesi i licencimit dhe rilicencimit të mësimdhënësve mbetet një mekanizëm kyç për garantimin e cilësisë dhe standardeve profesionale në arsim, ndërsa institucionet përgjegjëse janë obliguar të zbatojnë rekomandimet brenda afateve ligjore.

- Advertisement -

Më poshtë, njoftimi i plotë i ministres Nagavci:

Ligjshmëri dhe standarde në arsim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve. Licencimi dhe rilicencimi i mësimdhënësve mbetet një mekanizëm kyç për garantimin e cilësisë dhe standardeve profesionale në arsim. Për këtë arsye, gjatë këtij mandati kemi miratuar legjislacionin dhe udhëzimet e nevojshme dhe janë realizuar takime nëpër komuna në mënyrë që ky proces i rëndësishëm të zhvillohet me sukses, transparencë dhe në përputhje me standardet përkatëse.

- Advertisement -

Pas inspektimit tematik të realizuar nga Inspektorati i Arsimit në një shkollë të Rahovecit është konstatuar mospërfillje e procedurave ligjore. Bazuar në këto gjetje, janë dhënë rekomandime konkrete për institucionet përkatëse, të cilat duhet të zbatohen brenda afateve ligjore ndërsa raporti me gjetje i është dërguar paraprakisht Komunës së Rahovecit. Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve ka vepruar në përputhje me kompetencat e tij ligjore.

Ky veprim dëshmon përkushtimin institucional për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit të proceseve arsimore.

MAShTI do të vazhdojë monitorimin dhe ndërhyrjen në çdo rast të shkeljes, duke garantuar transparencë, barazi dhe integritet institucional.

Reformat në arsim kërkojnë përgjegjësi. Ne mbesim të përkushtuar për një arsim cilësor dhe me standarde.