E diel, 19 Janar, 2025

MASHTI: Këtë muaj pagat e 32 zyrtarëve serbë që nuk dalin në punë do t’i qesim në zero

- Advertisement1-

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ministrisë.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se disa nga gjetjet janë për blerjen e librave në vlerë prej 2.1 milionë euro, keq-klasifikimi i shpenzimeve, pagesa e 32 pjesëtarëve serbë pa ardhur në punë.

- Advertisement -

“Pagesa e 32 zyrtarëve pa evidencën e vajtje-ardhje”, tha ajo.

Zëvendësministri Dukagjin Pupovci tha se kanë tentuar që të kontaktojnë me ta, por vetëm tre janë përgjigjur.

“Ne kemi hartuar një plan veprimi dhe në momentin e dorëzimit me 23 të gjetjeve, nëntë kanë qenë të zbatuara, ndërsa të tjerat janë në proces. Po e pranoj qe ka edhe dobësi që janë të karakterit arsimor, sepse ne kemi gjashtë universitete publike dhe e ngarkon shumë sistemin tonë financiar. Ne kemi propozuar që këto universitete të pavarësohen. Në lidhje me 32 punonjësit, vërtetë kemi pasur shumë vështirësi. Kemi provuar të kontaktojmë telefon, vetëm 3 janë përgjigjur. Në këtë muaj do t’i qesim pagat në zero në mënyrë që të na paraqiten. Ministria jonë ka më së shumti persona të tillë që janë kaluar me njërën nga marrëveshjet në të kaluarën. Edhe në momentin kur ta kemi përgjigjen e tyre, do ta kemi problem sepse mund të angazhohen vetëm në pjesën veriore”, ka thënë ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...