E shtunë, 18 Janar, 2025

​MASHTI kërkon ndërprerjen e grevës, mësimdhënësit nga nesër t’iu kthehen shkollave

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) u ka bërë thirrje mësimdhënësve dhe punëtorëve të arsimit që nga nesër t’i kthehen procesit të rregullt mësimor, duke përkujtuar se e drejta e fëmijëve për shkollim është e garantuar me konventa ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Ministria e Arsimit thotë se humbja e mësimit për shkak të grevës së mësimdhënësve është cenim i së drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme.

- Advertisement -

“Qeveria e Kosovës, duke qenë e vetëdijshme për inflacionin e lartë të shkaktuar nga faktorë që janë jashtë ndikimit tonë, tashmë ka ndarë një shtesë prej 50 eurosh në muaj për të gjithë zyrtarët publikë dhe besojmë se kjo është në kufijtë e mundësive aktuale në Republikën tonë”, thekson MASHTI.

Në kushte të tilla, pezullimi i mëtutjeshëm i procesit mësimor sipas MASHTI-t paraqet shqetësim serioz dhe veprim me pasoja afatgjate për nxënësit e të gjitha grup-moshave.

Për më tepër, MASHTI thotë se ka indikacione se individë të caktuar nga hierarkitë politike apo të qeverisjes lokale, janë duke ushtruar presion të fuqishëm te mësimdhënësit dhe menaxhmenti i shkollave për të mos filluar puna.

“Kërkojmë nga të gjithë që të mos ndërhyjnë në vendimin e mësuesve. E drejta për të qenë në grevë, ose për të punuar, duhet t’i garantohet secilit. Për më shumë, ky presion është edhe i dënueshëm sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet më tej në komunikatën e MASHTI-t.

MASHTI kërkon përfshirjen e mekanizmave kompetent, autoriteteve publike, gjyqësore, Avokatit të Popullit, OSHC-ve që në kuadër të kompetencave që kanë të dalin me qëndrime të qarta, propozime dhe rekomandime për balancimin e drejtë në mes të drejtave të palëve të përfshira në çështje, gjithnjë duke marrë parasysh rëndësinë e së drejtës në arsim që përfshinë rreth 320 mijë nxënës.

“Duke e marrë me seriozitet obligimin tonë për realizimin e plotë të së drejtës për arsim, por edhe përmirësimin e kushteve dhe kompensimin e mësimdhënësve, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira, që të rishikojnë dhe balancojnë interesat dhe t’i kthehen që nesër procesit mësimor”, përfundon komunikata.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...