MAShTI hap thirrjen për projekte kreative/inovative të studentëve – shpërblimet deri 1 mijë euro

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për projekte kreative/inovative të studentëve në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, matematikës dhe arkitekturës (STEM).

- paragrafi 1 -

Në këtë thirrje kanë të drejtë të aplikojnë studentët e nivelit bachelor të fakulteteve që kanë programe studimi në këto fusha. Grupet e studentëve që marrin pjesë me projektet e tyre duhet të jenë nga të dy gjinitë dhe të përbëra nga 3 deri në 5 persona.

- Advertisement -

Projektet me të cilat konkurrojnë studentët duhet të jenë origjinale, të realizueshme dhe të trajtojnë një problem ekzistues të shoqërisë ose ambientit. Studentët e projektit fitues shpërblehen me 1000 euro, ata që zënë vendin e dytë fitojnë 750 euro, ndërsa të tretët marrin 500 euro.

Grupeve fituese të studentëve do t’u mundësohet edhe prezantimi në konferencën ndërkombëtare „STEMinists 2025”, do t’u lëshohen certifikata nga MAShTI dhe do të promovohen në faqet zyrtare dhe rrjetet sociale.

Të gjitha informatat e thirrjes për projekte kreative/inovative të studentëve në fushat STEM, mund t’i gjeni KËTU