E shtunë, 18 Janar, 2025

MAShTI grant në vlerë 600 mijë euro për forcimin e sistemit të arsimit

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës a bërë të ditur se, BEI Globale, dega e dedikuar e BEI-t për aktivitetet jashtë Bashkimit Evropian, i ka ofruar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë një grant me vlerë 600 mijë në formën e asistencës teknike.

Sipas MAShTI-t, ky është hapi i parë për një ndërhyrje më të gjerë të bankës në forcimin e sektorit të arsimit në Kosovë. Me këtë rast, BEI Globale do të ndihmojë në identifikimin e nevojave për përmirësim në arsimin e lartë në Kosovë. Mbështetja këshilluese do të ofrojë rekomandime për përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe standardeve të institucioneve publike të arsimit të lartë.

- Advertisement -

Ky vlerësim është hapi i parë për zgjerimin, rinovimin dhe rehabilitimin e universiteteve të përzgjedhura publike dhe do të rezultojë në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

Zëvendëspresidentja e BEI-t, Lilyana Pavlova, përgjegjëse për aktivitetet e Bankës në Ballkanin ki Perëndimor ka thënë se dega jonë e zhvillimit, BEI Globale, ka kontribuar në rritjen e mbështetjes teknike për projekte të reja dhe të qëndrueshme në rajon, në përputhje me standardet e BE-së.

Sipas saj, Granti i nënshkruar me partnerët tanë në Kosovë do të ndihmojë në ofrimin e udhëzimeve për zhvillimin e proceseve moderne arsimore dhe të infrastrukturës për secilin institucion të përfshirë në projekt.

Në këtë mënyrë, ka theksuar se granti do të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike përmes fuqizimit të potencialit njerëzor dhe zhvillimit të shkathtësive për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës në mënyrë më efikase.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo marrëveshje është dëshmi e mëtejshme e përkushtimit të EIB Global për të mbështetur Kosovën, drejt përmirësimeve në shkallë të gjerë në sektorin e arsimit.

Ajo ka theksuar se Infrastruktura dhe standardet e arsimit të lartë janë dy shtylla kyçe që përcaktojnë cilësinë e arsimit të ofruar dhe ky grant është një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar dhe avancuar sistemin tonë arsimor.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati e ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me BEI-n, si një nga partnerët kyç të zhvillimit në rrugën drejt integrimit në BE, dhe tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për ne.

Sipas tij, sektori i arsimit të lartë do të përfitojë nga rekomandimet e ekspertëve të angazhuar dhe kjo do t’i hapë rrugën prioritizimit të investimeve tepër të nevojshme në të ardhmen në infrastrukturën e arsimit të lartë.

Që prej vitit 2020, BEI Globale ka investuar 70 milionë euro në bizneset e vogla të Kosovës dhe në sektorin e mjedisit. Në vitin 2022, BEI Globale ofroi dy grante asistence teknike për Kosovën me vlerë 2,1 milionë euro.

Që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, BEI ka zhbllokuar 70 milionë euro për Kosovën për të mbështetur rimëkëmbjen më të shpejtë të bizneseve të vogla dhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza. Deri më sot, BEI ka dhënë 170 milionë euro për sektorin e arsimit në Ballkanin Perëndimor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...