E premte, 22 Nëntor, 2024

MASHTI e përjashton përfundimin e hershëm të gjysmëvjetorit, shkaku i gripit

- Advertisement1-

Kërkesës për përfundimin para afatit të caktuar të gjysmëvjetorit të parë, si pasojë e përhapjes së gripit sezonal, të enjten i është bashkuar edhe SBASHK-u.

Sipas kryetarit të saj, Rrahman Jashari, orët e humbura do të mund të kompensoheshin më pas. Megjithëkëtë, Ministria e Arsimit e ka përjashtuar një gjë të tillë
Me gjithë shtimin e mungesave të nxënësve dhe mësimdhënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme të vendit si pasojë e përhapjes së gripit sezonal, Ministria e Arsimit e ka hedhur poshtë kërkesën për përfundimin më të hershëm të gjysmëvjetorit të parë.

- Advertisement -

Në një përgjigje me shkrim për KOHËN, Ministria ka bërë të ditur se është në dijeni që numri i të sëmurëve me grip është shtuar kohëve të fundit edhe në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve, porse ka shtuar që si alternativë e vetme deri më tani po shqyrtohet mundësia e mësimit online për klasë të veçanta. Kjo, sipas ministrisë, për shkak se orët e humbura vështirë se mund të kompensohen.

“Aktualisht në të gjitha shkollat e vendit procesi mësimor po vijon sipas planit. Kemi informacione se ka numër të shtuar të nxënësve me grip sezonal, por për shkak se ka pasur shumë orë të humbura gjatë muajt paraprakë, është e pamundur që procesi të ndërpritet ngase, vështirë do të kompensohen. Varësisht nga situata epidemiologjike, klasë të veçanta mund të kalojnë edhe në mësimin online”, është thënë në përgjigjen e MASHTI-t.

Thirrjeve për përfundim para afatit të caktuar të procesit mësimor në gjysmëvjetorin e parë së fundi u është bashkuar edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se gjysmëvjetori i parë duhet të ndërpritet, teksa orët e humbura të kompensohen.

“Nëse e kemi një situatë që po rëndohet është më mirë që ta ndërpresim gjysmëvjetorin e parë para kohe, e pastaj këto orë, siç jemi mësuar edhe në të kaluarën në situata të këtilla, jemi të gatshëm që t’i zëvendësojmë se sa të pritet, larg qoftë, të krijohet një situatë tepër më e rëndë. Pastaj nëse ndërpritet më herët gjysmëvjetori, pasojat do të mbeten”, ka thënë Jasharaj.

Ai megjithatë ka theksuar se do ta respektojnë çdo vendim të marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

- Advertisement -rrrrrrr

“Le të veprohet me kohë. Të mos vonohemi, sepse ashtu-kështu po thuhet se situata nuk është e mirë dhe ka mungesa të shumta, dhe pritet që këto mungesa të shtohen. Por të gjithë ata që mungojnë me siguri janë si pasojë e gripit sezonal apo gripit tjetër që është më i vështirë”, ka shtuar ai.
Ndërkaq gjatë së mërkurës, në shkollën “Xhemail Mustafa” janë evidentuar rreth 280 mungesa të nxënësve, të cilat supozohet se janë si shkak i gripit sezonal.

Drejtoresha, Shpresa Shala, ka thënë se mungesa ka edhe nga stafi i mësimdhënësve.
“Për shkak që ka filluar edhe objekti të ftohet dhe është sezon i gripave, ne kemi pengesa të mëdha edhe në vijueshmërinë e nxënësve për shkak të gripave. Vetëm ditën e sotme janë diku 280 mungesa të nxënësve në nivel shkolle, gjithashtu kemi pasur mungesë edhe të dy mësimdhënësve paradite, për shkak të gripit sezonal”, ka theksuar Jashari.
Sipas Ministrisë së Arsimit, periudha e parë e vitit shkollor përfundon më 30 dhjetor 2021, ndërsa e dyta fillon më 10 janar 2022, në bazë të vendimit për kompensimin e 18 ditëve të humbura si pasojë e gjendjes me pandeminë.

Kurse kompensimi i orëve të humbura, sipas kësaj ministrie, bëhet në bazë të rekomandimeve nga Task-forca në nivel të MASHTI-t, në të cilën përfaqësohen të gjitha institucionet, si IKSHPK-ja, SBASHK-u, Këshilli i Prindërve dhe drejtoritë komunale të Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Studimi i fundit: Shqetësuese përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut...

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...

Nagavci: Nëse duam të ecim përpara me hapin e kohës, thelbësore avancimi i gjuhës tonë shqipe

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Kuvendin e...