Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, së bashku me disa universitete dhe kolegje të Kosovës janë bërë pjesë e Projektit WeB-Nimbus, i cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian.
Pjesë e Projektit janë edhe partnerët nga Shqipëria, Greqia, Spanja, Portugalia dhe shtete të tjera.
Projekti WeB-Nimbus synon të zvogëlojë hendekun në arsim për teknologjitë cloud, të rrisë gatishmërinë digjitale të profesionistëve në fushën e TIK-ut, të ulë mospërputhjet midis aftësive dhe kërkesave të tregut të punës dhe të përmbushë kërkesat lokale të tregut të punës, përmes zhvillimit dhe zbatimit të një programi Master në Cloud dhe Edge Computing dhe platformës LMS që do të përmbajë kurse të specializuara online.
WeB-Nimbus kontribuon në prioritetin strategjik të transformimit digjital, duke adresuar boshllëqet në arsimin digjital të avancuar dhe në bashkëpunimin midis industrisë dhe akademisë në fushën e cloud computing në Shqipëri dhe Kosovë.