E diel, 23 Shkurt, 2025

MASHT: Të dielën dalim me një njoftim për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), thënë se periudha e dytë e vitit shkollor do të fillojë më 10 janar, ashtu siç ishte planifikuar.

Zëdhënësja e MASHTI-t, Iliriana Pylla tha për Demokracia.com deri më tani nuk ka ndonjë vendim për shterjen e fillimit të periudhës së dytë.

- Advertisement -

“Sipas vendimit të fundit të MASHTI, periudha e dytë e këtij viti shkollor fillon më 10 janar 2022. Deri tani nuk ka vendim për ndryshim të datës së fillimit të periudhës së dytë të vitit shkollor 2021 -2022 kështu që të gjitha përgatitjet janë bërë që mësimi të fillojë siç ka qenë e paraparë. Përndryshe, të dielën më 9 janar MASHTI do të dalë me një komunikatë zyrtare”, tha Pylla për Demokracia.com.

Kujtojmë se në Kosovë deri më sot janë konfirmuar 17 raste me variantin e ri “Omicron”, por ka rritje të vazhdueshme të rasteve të reja me COVID-19.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kanë njoftuar për raste të tjera me variantin “Omicron”.

Ndërkohë, aktualisht në nivel vendi janë 997 raste aktive me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar 161 mijë e 965 raste pozitive me COVID-19. 2 mijë e 991 prej tyre kanë humbur betejën me këtë virus, ndërsa 158 mijë e 120 të tjerë janë shëruar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...