E premte, 17 Janar, 2025

“MASHT lidhur me tekstet shkollore krijoi probleme”, Rrahman Jasharaj takohet me Përparim Ramën

- Advertisement1-

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe Kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën Ahmet Pllana janë takuar me kryetarin e kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama.

Në këtë takim me Ramën, kreu i SBAShK-ut ka përmendur vendimin e MAShTI-t lidhur me tekstet shkollore.

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj ka përgëzuar kryetarin e Prishtinës për gjithë angazhimet në shërbim të qytetarëve dhe për bashkëpunimin e tij e të Drejtorisë së Arsimit me SBASHK-un në përpjekjet e përbashkëta në shërbim të arsimit dhe të realizimit të kërkesave të anëtarësisë.

Kryetari i SBASHK-ut ka deklaruar se “kemi pasur pritje se ky vit shkollor do të fillojë mbarë, por vendimi i gabuar i MASHTI-t lidhur me tekstet shkollore krijoi probleme të theksuara gjatë gjithë muajit shtator ngase furnizimi me tekste shkollore pa fajin e prindërve, mësimdhënësve e nxënësve ka ndodhur me një ritëm shumë të ngadalshëm”.

Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri i ka treguar kryetarit Rama për shumë nga aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë.

Ai pastaj ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar me dialogun e sinqertë dhe bashkëpunimin e përbashkët në shërbim të arsimit në kryeqytet.

Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën Ahmet Pllana është shprehur se bashkëpunimi me DKA-në e Prishtinës është në nivel dhe se kështu do të vazhdohet edhe në të ardhmen sepse kur ka dialog e bashkëpunim të sinqertë, atëherë nuk mungojnë as angazhimet e përbashkëta e të suksesshme për të realizuar misionin e shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut si zë i fuqishëm i punëtorëve arsimor dhe ka treguar për gatishmërinë e tij e të gjithë institucioneve komunale për të vazhduar me bashkëpunimin dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të arsimit. Ai ka përmendur edhe angazhimet që përmes mjeteve bashkëkohore të punës mësimi të bëhet më atraktiv dhe më i lehtë për nxënësit duke ndihmuar kështu edhe në ngritjen e cilësisë në arsim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...