E enjte, 27 Shkurt, 2025

MASHT jep detaje për takimin Nagavci – Jasharaj, tregon çka diskutuan për kontratën kolektive

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar për takimin e të martës me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Ministria ka thënë se mbetet gjithmonë e hapur për të diskutuar dhe bashkëpunuar me SBASHK-un në përputhje me zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovës dhe të trajtohen bashkërisht çdo nismë ligjore brenda infrastrukturës ligjore të Kosovës.

- Advertisement -

“Dokumentet dhe iniciativat për ndryshime legjislative duhet të trajtohen brenda kornizës ligjore, pasi çdo qasje e njëanshme mund të shkaktojë përçarje në kolektivat e mësimdhënësve nëpër shkolla, të pengojë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe të mos kontribuojë në objektivin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim. Siç dihet, gjatë qeverisjeve të kaluara, në periudha zgjedhore, janë nënshkruar marrëveshje të shumta me sindikatën, të cilat kanë prodhuar pasoja juridike me të cilat institucionet tona vazhdojnë të përballen. Prandaj, një gabim i tillë nuk do të përsëritet. Çështja e pagave për mësimdhënësit është rregulluar me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik (08/L-196) dhe përcaktohet nga ligji vjetor i buxhetit. Rrjedhimisht, rritja e koeficientit përfshin edhe mësimdhënësit. Sa i përket kontratës kolektive, diskutimi nuk duhet të jetë i njëanshëm dhe as i margjinalizuar. Ky diskutim mund të zhvillohet nga BSPK dhe Këshilli Ekonomik Social në nivel qeveritar, sapo të krijohen kushtet e përcaktuara me ligj. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbetet gjithmonë e hapur për të diskutuar dhe bashkëpunuar me SBASHK-un në përputhje me zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë, si dhe për trajtimin e përbashkët të çdo nisme ligjore brenda infrastrukturës ligjore të Republikës së Kosovës”, thuhet nga MASHT-i.

SBASHK ka njoftuar se takimi mes përfaqësuesve të sindikatës dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, s’ka prodhuar rezultat. Të mërkurën do të mbahet protestë e SBASHK-ut para Ministrisë së Arsimit e më pas para Qeverisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...