MASHT-i “gojën plotë” për fillimin e mësimit, por ende s’i ka shpërndarë librat nëpër komunat e vendit

- Advertisement -

Ministria e Arsimit edhe pse tash e sa ditë bën thirrje për ndaljen e grevës dhe fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë ende nuk i ka shpërndarë librat nëpër komunat e vendit.

- paragrafi 1 -

Siç mëson Gazeta Blic, ende nuk janë shpërndarë tekstet mësimore për klasën e pestë.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic edhe drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati.

”Jo, ende nuk kanë ardhur tekstet mësimore për klasën e pestë”, tha ajo shkurt për Gazeta Blic.

Ndërkohë nga MASHT-i nuk kanë folur në lidhje me këtë çështje.

- Advertisement -

Ndryshe, sot vendi ka hyrë në javën e tretë të grevës në arsim.

Këshilli i Prindërve vazhdimisht po bën thirrje që mësimi të filloj, ose në të kundërtën të dorëzohen tekstet shkollore, në mënyrë që mësimin ta mbajnë online.