MASHT hap thirrjen për projekte: Tre vendet e para shpërblehen – i pari me 1 mijë euro

- Advertisement -

Ministria e Arsimit ka njoftuar se është hapur thirrja për projekte kreative/inovative të studentëve të fakulteteve në fushat STEM, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

MASHT ka ftuar të gjithë studentët e fakulteteve të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë, Matematikës dhe Arkitekturës të paraqesin idetë e tyre origjinale.

- Advertisement -

Vendi i parë do të shpërblehet 1 mijë euro, vendi i dytë me 750 euro dhe vendi i tretë 500 euro.

Njoftimi:

Mundësi e mirë për studentët e fushave STEM

- Advertisement -

Kam kënaqësinë të ju informoj se kemi hapur thirrjen për projekte kreative/inovative të studentëve të fakulteteve në fushat STEM.

Ky konkurs është një mundësi për të kthyer idetë në realitet andaj ftoj të gjithë studentët e fakulteteve të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë, Matematikës dhe Arkitekturës të paraqesin idetë e tyre origjinale.

Çmimet:

-Vendi i parë: 1 mijë euro;

-Vendi i dytë: 750 euro;

-Vendi i tretë: 500 euro;

Shpërblime shtesë për fituesit:

– Prezantim në Konferencën STEMinists 2025

-Certifikata nga MAShTI

-Promovim në faqet zyrtare dhe rrjetet sociale

Thirrja do të jetë e hapur deri më 05.11.2025. Mos e humbni këtë mundësi për të treguar talentin tuaj dhe për të sjellë ndryshim.