E premte, 20 Shtator, 2024

MASH: Viti shkollor fillon më 1 shtator, vijojnë aktivitet përgatitore për fillim të suksesshëm

- Advertisement1-

Shkup, 11 gusht – Viti shkollor 2022-2023 do të fillojë më 1 shtator dhe për këtë qëllim tashmë janë miratuar dhe publikuar Kalendarët për organizimin e punës në shkollat fillore dhe të mesme publike në vitin e ri shkollor, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga MASH potencojnë se në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe institucionet e tjera kompetente si dhe partnerët, po punojnë intensivisht për të siguruar të gjitha kushtet e domosdoshme për fillimin të suksesshëm të mësimit.

- Advertisement -

“Në vazhdim janë duke u zhvilluar disa aktivitete investuese për ndërtimin e objekteve të reja dhe rikonstruksionin e objekteve shkollore ekzistuese, për ndërtimin e sallave sportive, furnizimin e pajisjeve për një pjesë të shkollave, vendosjen e 265 kabineteve të shkencave natyrore në shkollat ​​fillore”, thonë nga MASH.

Veçanërisht, siç potencojnë nga Ministria, është e rëndësishme të theksohet se për të dytin vit me radhë vazhdon zbatimi me faza i reformës më të madhe arsimore në arsimin fillor, e cila duhet të avancojë dukshëm cilësinë e mësimdhënies dhe ta bëjë shkollën vend më interesant për të rinjtë.

“Pas futjes së programeve mësimore të reja për nxënësit e klasës së parë dhe të katërt vitin e kaluar shkollor, janë përgatitur planprograme të reja edhe për klasat e dyta dhe të pesta, dhe në fazë përgatitjeje janë edhe përgatitja e teksteve shkollore të reja për të gjitha lëndët e klasave përkatëse”, potencojnë nga MASH.

Që atje potencojnë se të gjitha procedurat për miratimin e teksteve për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë për të cilat janë përgatitur planprogramet e reja janë në fazë tjetër përfundimtare të miratimit, në mënyrë që në rast të një zgjatjeje të mundshme të procedurave dhe pas fillimit të vitit shkollor nxënësit do t’i përvetësojnë njohuritë përmes materialeve përkatëse të përgatitura deri në marrjen e teksteve të reja. Për pjesën tjetër të klasave, furnizimin e teksteve është gjithashtu në fazën përfundimtare dhe pritet që deri në fund të këtij muaji të shpërndahen nëpër shkolla nga fundi i këtij muaji.

Ministria informon se të gjitha tekstet shkollore për klasat e katërta dhe klasat më të larta, përveç në formë të shtypur, do të jenë në dispozicion edhe në versionin elektronik në portalin e-ucebnici.mon.gov.mk.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...