E shtunë, 27 Korrik, 2024

Masat anti-Covid: Si do të bëhet hyrja dhe dalja nga shkolla, publikohet videoja

- Advertisement1-

Shkollat hapën dyert më 31 gusht për të gjithë ata që nuk kanë mundur të ndjekin rregullisht mësimin online dhe për ata që kanë ndjerë nevojën e ripërsëritjes së mësimeve. Ndërsa më datë 14 shtator do të fillojë viti i ri shkollor, 2020-2021.

Një sërë rregullash rigoroze janë publikuar disa ditë më parë nga Ministria e Arsimit që duhet të ndiqen nga të gjithë nxënësit, si masë për paradalimin e përhapjes së Covid-19.

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini ka publikuar një video, ku shpjegohet qartë si do të bëhet hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës.

Duke qenë se mësimi do të zhvillohet me turne, drejtoria e shkollës duhet të bëjë një grafik oraresh dhe nxënësit duhet të paraqiten në orarin e përcaktuar.

Në hyrje do të respektohet distanca prej 2 metrash dhe do të matet temperatura me termometër digjital. Nxënësit duhet të kujdesen që duart e tyre të jenë gjithmonë të pastra, duke i pastruar me alkool ose dezinfektant

Edhe dalja do të bëhet gjithashtu duke ruajtur distancën fizike.

Videoja shpjeguese:

 

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Ka favorizuar familjarët e bashkëpartiakëve në konkurse për arsimtarë e profesorë” – akuza në drejtim të kryetarit të Gjilanit

Arbresh Salihu, pronar i Radio Star, i është drejtuar kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni...

BUKURSHKRIMI: Shkrimi i dorës, art drejt humbjes?

Shkrimi i dorës për hir të së vërtetës është art më vete. Art i...

Zvicër: Pushimet verore mbaruan, edhe pak ditë koha e kthimit në shkollë

Në varësi të kantonit të vendbanimit dhe rrethit shkollor, shkollat ​​publike do të rifillojnë...

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...