Shkollat hapën dyert më 31 gusht për të gjithë ata që nuk kanë mundur të ndjekin rregullisht mësimin online dhe për ata që kanë ndjerë nevojën e ripërsëritjes së mësimeve. Ndërsa më datë 14 shtator do të fillojë viti i ri shkollor, 2020-2021.
Një sërë rregullash rigoroze janë publikuar disa ditë më parë nga Ministria e Arsimit që duhet të ndiqen nga të gjithë nxënësit, si masë për paradalimin e përhapjes së Covid-19.
Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini ka publikuar një video, ku shpjegohet qartë si do të bëhet hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës.
Duke qenë se mësimi do të zhvillohet me turne, drejtoria e shkollës duhet të bëjë një grafik oraresh dhe nxënësit duhet të paraqiten në orarin e përcaktuar.
Në hyrje do të respektohet distanca prej 2 metrash dhe do të matet temperatura me termometër digjital. Nxënësit duhet të kujdesen që duart e tyre të jenë gjithmonë të pastra, duke i pastruar me alkool ose dezinfektant
Edhe dalja do të bëhet gjithashtu duke ruajtur distancën fizike.
Videoja shpjeguese: