E enjte, 19 Shtator, 2024

Marin Mema: Studentëve duhet t’u krijohen kushtet, mundësia, meritokracia që të qëndrojnë në Shqipëri

- Advertisement1-

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Shqipëri po protestojnë kundër diskutimeve të qeverisë që ata të lidhin kontrata punë pas përfundimit të studimeve.

Studentët po kërkojnë nga shteti që të ketë zgjidhje efektive dhe jo t’i detyrojë të punojnë në Shqipëri tri vite pas përfundimit të studimeve.

- Advertisement -

Për këtë çështje së fundmi ka shkrar një status në Facebook edhe gazetari i njohur, Marin Mema, i cili thotë se rinisë, studentëve duhet t’u krijohen kushtet, mundësia, meritokracia që të qëndrojnë në Shqipëri.

Ai shton tutje se duhet dhënë siguri për të ecur përpara e ndërtuar me dinjitet e ndershmëri të ardhmen e tyre.
“Kjo është mënyra për ti mbajtur në Shqipëri, mundësia e vetme, e duhura. Asgjë nuk zgjidhet me detyrim, por me mbështetje”, ka shkruar Mema në Facebook, transmeton AlbanianEducation.net.
Postimi i tij i plotë:
Rinisë, studentëve duhet t’u krijohen kushtet, mundësia, meritokracia që të qëndrojnë në Shqipëri.
Duhet dhënë siguri për të ecur përpara e ndërtuar me dinjitet e ndershmëri të ardhmen e tyre. Kjo është mënyra për ti mbajtur në Shqipëri, mundësia e vetme, e duhura. Asgjë nuk zgjidhet me detyrim, por me mbështetje.
Askush nuk ikën me dëshirë, ndaj duhen projekte serioze e reforma të vërteta që rinia ta gjejë këtu të ardhmen! Sot në Shqipëri, pagesat ndaj të rinjve janë në shumicë dërrmuese qesharake, ata nuk përballojnë dot as shpenzimet mujore e jo më të mendojnë për një shtëpi të tyren, për të nisur e ndërtuar jetën. Shumica janë të detyruar të punojnë në të zezë në kushte të vështira, të lënë mënjanë dhe larg profesioneve të tyre.
Nuk ka prind që e do fëmijën e tij larg, nuk ka fëmijë që do ta lërë vetëm prindin, por kjo mundësi u është dhënë dhe atë mundësi për fat të keq po marrin. E kjo kujtdo shqiptari të ndershëm i dhemb. Ndaj për ta ndryshuar këtë realitet duhen reforma rrënjësore, duhen politika për studentët, rininë, forcimi i vërtetë i arsimit, kualifikime, duhen lehtësira, vëmendje, meritokraci, vlera!
Duhet t’u ofrojmë modelet e duhura, modelet që kanë në bosht ndershmërinë, dijen, vlerën. Kemi nevojë për rininë, ndaj sot është emergjente që të punohet vërtetë për ta. Pa rini një vend vdes, pa rini nuk ka të ardhme.
Ndaj mesazhi i vajzës në fotografinë e njerës nga protestat e fundit të studentëve të mjekësisë ka kuptimin më të plotë e të qartë “Nëse do të dëgjosh cicërimat e zogjve, mos bli kafazë, por mbill më shumë pemë”
E kjo nuk ka lidhje me politkën e ngjyrat e saj, sepse rinia është e të gjithëve. Rinia është e jona!
Nuk di ndonjë fëmijë politikani i kujtdo kahu qoftë të vuajë të njëjtat probleme. Rinia është çështje Kombëtare dhe si e tillë duhet trajtuar!
Kanë 30 vjet që nuk u thahen lotët e mallit baballarëve e nënave shqiptare, gjyshërve e gjysheve!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...