Marigona Geci nga Llausha e Skenderajt merr titullin doktor shkence në Fakultetin Ekonomik të UP-së

- Advertisement -

Marigona Geci nga Llausha e Skenderajt, deputete e Kuvendit të Kosovës ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, dhe ka marrë titullin doktor shkence, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë babai i saj, Gani Geci, përmes një postimi në Faceobok.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Sot, para Komisionit të Doktoratës në Universitetin e Prishtinës, me përbërje të anëtarëve Komisionit:

- Advertisement -

1. Prof.Dr. Nagip Skenderi, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ekonomisë.

2. ⁠Prof. Dr. Gazmend Qorraj, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ekonomisë.

3. ⁠Prof. Rametulla Ferati, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedoni.

Mentor i disertacionit të doktoratës Prof. Dr. Adriatik Hoxha dhe bashkëmentor Prof.Dr. Fateh Belaid nga Universiteti Lille Catholic, Francë, vajza ime Marigona Geci mbrojti me sukses temën e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Ne, anëtarët e familjes Geci dhe Lala, si edhe shokët e shoqet që ishim prezent, ishim të kënaqur, sepse nga trungu ynë familjar doli doktori i parë i shkencave,zonja Marigona Geci.
Faleminderit, Marigonë!

33 vite më parë, në vitin 1992, unë fillova luftën për liri kundër forcave serbe, kur ti kishe vetëm 5 muaj. Ndërsa tani, 33 vite më vonë, ti më jep nderë dhe më bën krenar me titullin Doktor-Shkence.

Unë, babai yt Gani Geci, dhe axhallarët e tu – Fadil Geci, Haxhiu, Nehati, Esati, si dhe Nebihi e bacë Lilë nuk patën mundësi të jenë këtu) – të gjithë jemi krenarë me ty dhe me punën tënde.

P.S.
Faleminderit të gjithëve – nipave e mbesave – dhe veçanërisht nipit Syl Shala dhe shokut tim Aziz Nika që ishin prezent.
Krenar me ty,
Babai Gani Geci