E enjte, 23 Janar, 2025

Manushaqe Hoxha Laçi: Shkolla, vendi ku lulëzon e ardhmja

- Advertisement1-

Nga Manushaqe Hoxha Laç

Mësuese kimie në gjimnazin “Skënderbeu” Krumë, Has

- Advertisement -

Viti i ri shkollor 2024-2025 filloi dhe me këtë rast ju urojmë mirëseardhjen në shkollë, në vendin ku dijet, ëndrrat dhe aspiratat vazhdojnë të marrin formën e duhur dhe të rriten gradualisht.

Nxënës, në këtë ditë të veçantë të jetës do të hapni një kapitull të ri të udhëtimit tuaj drejt diturisë, duke gjetur mundësi pafund për të mësuar, për të rritur horizontet tuaja dhe për të ndërtuar themelet e një të ardhmeje të ndritur, duke pasur në dorë çelësin e suksesit, si një pishtar udhërrëfyes në udhën e nisur.

Shkolla është institucioni që do të kontribuojë jo vetëm në njohuritë shkencore pedagogjike, por dhe në zhvillimin e rritjen e vlerave e virtyteve që do t’iu shoqërojnë gjatë gjithë jetës, pasi çdo sfidë që do të hasni në rrugëtimin tuaj është një mundësi për t’u rritur dhe për të forcuar karakterin.

Si gjithmonë dhe këtë vit, ne arsimtarët jemi këtu për t’iu ndihmuar, për t’iu mbështetur, për t’iu udhëhequr dhe për t’iu dhënë frymëzim në çdo hap të udhëtimit tuaj drejt majave të dijes. Do vazhdojmë të jemi udhërrëfyesit tuaj të përkushtuar që të ndihmojmë secilin prej jush të arrijë potencialin e tij maksimal duke besuar në aftësitë tuaja për të arritur gjithçka që dëshironi.

Do të punoni me veten dhe do bashkëpunoni me të tjerët për të zgjeruar dijet, për të ruajtur kujtime të bukura dhe për të ndërtuar miqësi të reja.

Koha që do të kaloni në shkollë do të jetë një nga periudhat më të rëndësishme të jetës suaj, prandaj shijojeni çdo moment dhe angazhohuni me zemër dhe mendje të hapur.

- Advertisement -rrrrrrr

Le të jetë ky vit i ri shkollor një udhëtim i paharruar drejt diturisë dhe i mbushur me momente që t’ia vlejë t’i kujtoni gjithmonë me mall, dashuri e krenari.

Suksese të gjithë mësuesve e nxënësve dhe një vit të mbarë shkollor!

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...