Manushaqe Hoxha Laçi: Nën qiellin e një gjuhe

- Advertisement5 -

Nëntori sot troket me zë të qartë,
Si këngë e vjetër që zemrën ndriçon,
Dita e alfabetit vjen si flamur i artë,
Ku secila shkronjë një gjurmë të lashtë tregon.

- paragrafi 1 -

Alfabeti ynë është gur i themelit,
Shtyllë e identitetit që kurrë s’përkulet,
Mbart fjalët tona, tingujt e shpirtit,
Zemra që flet shqip para tij përulet.

- Advertisement -

I larë me gjak, mbështjellë me nder,
U ruajt me mund e me fjalë të pashuara;
Dhe sot valëvitet lirisht, si flamur në erë,
Për të gjithë shpirtrat që e mbrojtën nga zhdukja.

Çdo shkronjë që shkruajmë është dritë e fisnikërisë,
Këngë e gjuhës sonë që rritet me lavdi,
Rrënjë historie në truall të lirisë,
Zëri i një kombi që kumbon me krenari.

Nga “A”-ja që çel udhën te “Zh”-ja plot me zë,
Lëvizin si valë deti, me ritmin e gjuhës së fortë,
Çdo gërmë flet butë, prek shpirtin e tërë,
Lidh kohërat bashkë dhe hap një tjetër portë.

- Advertisement -

Këtë dhuratë të shtrenjtë sot festojmë,
Me shqiponjën që fluturon e na përket,
Shkronjat që na bashkuan nën një qiell, nderojmë,
Në çdo zemër që rreh për atdheun e vet.

Dhe sot, këtë poezi e sjell vetëm për ju,
Si frymë që s’është shkruar kurrë më parë,
Se gjuha jonë lind poezi sa herë merr frymë,
e unë, veç për ju, ia ndez një tjetër zjarr.

Autorja ësjhtë mësuese e lëndës së kimisë në gjimnazin “Skënderbeu” Krumë, Has