E martë, 4 Mars, 2025

Manushaqe Hoxha Laçi: Falënderim prindëror për mësuesit!

- Advertisement1-

Falenderim prindëror për mësuesit!

Faleminderit mësues që ekzistoni
Për fëmijët tanë me ngulm punoni!
Profesioni juaj meriton të vlerësohet
E ardhmja e vendit nga ju ndërtohet!

- Advertisement -

Për çdo fjalë të thënë e këshillim
Keni vendin e dytë në prindërim!
Me fëmijë të ndryshëm në karakter
Bëni punë të diferencuar përherë!

I përkushtoheni arsimimit me zell
Secili nga ju gjithë forcat i mbledh!
Keni familje dhe shumë përgjegjësi
Por detyrën e kryeni me ndershmëri!

Për punën e mundin respekt pa kufi
Jeni dritë në errësirë për brezin e ri!
Duhet përkushtim në çdo profesion
Por misioni në arsim kërkon pasion!

Për fëmijët që s’deshën shkollën
Ju prindërisht u zgjatët dorën!
Me gjithë vëmendjen dhe durimin
Ndërthurni argëtimin me mësimin!

Dhuruat mbështetje dhe inkurajim
Në aftësitë edukative kemi besim!
Shpesh prindërimin e kemi t’vështirë
Ndaj lodhjen tuaj e kuptojmë mirë!

Çdo ditë mbillni fara të mençurisë
Mbijnë dhe rriten viteve filizat e diturisë!
Për nxënësit nxirrni nga vetja më të mirat
Prej jush u marrin krahë ëndrrat, dëshirat!

- Advertisement -rrrrrrr

Faleminderit ju edukatorë të shkëlqyer
Për vullnetin në mësimdhënie kaq të vyer!
Kur nxënësi për të mësuar nuk ka vullnet
Mësuesi përpiqet, në sedër e prek!

Pa përtesë i hapni portat e diturisë
Ku mund të hyjnë brezat e ardhmërisë!
Shkallëve të dijes të ngjiten me dëshirë
Përkrah jush ecin të sigurtë, ndihen mirë!

Të pazëvendësueshëm për tanët fëmijë
Mirënjohës për ju mësues në përjetësi!
Puna juaj asnjëherë nuk ka qenë e lehtë
Për përkushtimin tuaj falenderim përjetë!

Jeni shembuj personash të mrekullueshëm
Të dlirë, edukatorë brezash, të adhurueshëm!
Edukoni të gjithë fëmijët, pa përtesë e dallim
Jeni të sjellshëm dhe kërkues në mësim!

Përtej thirrjes së detyrës shkuat gjithmonë
Keni ushqyer me dashamirësi fëmijën tonë!
Mahnitshëm shpirtin e nxënësve keni prekur
U dhatë ngrohtësi jete filizave, jeni të paepur!

Mirënjohja për ju nuk ka fjalë të përshkruhet
“Brumi” i së ardhmes në shkolla “gatuhet”!
Arkitektët e kombit në duart tuaja rriten
Janë filiza të rinj; nga ju ushqehen, vaditen!

Manushaqe Hoxha Laçi – Mësuese kimie në gjimnazin “Skënderbeu” Krumë, Has

©Albanian Education – Të gjitha të drejtat e rezervuara

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Komuna e Klinës nuk lejon mësimdhënësit që të pushojnë pa pagesë

Ky email iu dërgua drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme nga Drejtoria e...

Votoni për Emin Hoxha për “mësimdhënës i preferuar i Amerikës” – sot 1 votë e barabartë me 2

Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar në Amerikë, shkruan AlbanianEducation.net. Ai përmes...

Nesër në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se nesër, më 5 mars 2025, të...

Lajm i mirë: Të gjitha klasët në shkollën “Dardania” në Prishtinë bëhen me smartboard

Shkolla "Dardania" në Prishtinë është digjitalizuar plotësisht, pasi tashmë të gjitha klasat kanë smartboard,...