E premte, 20 Shtator, 2024

Manuela Beshello ka zgjedhur që jetën e saj t’ia dedikojë fëmijëve me aftësi të kufizuara

- Advertisement1-

Mësuese Manuela ushtron profesionin e saj në shkollën 9 vjeçare “Koli Koci” në Pogradec, duke u kujdesur për 6 fëmijë me aftësi të kufizuara që marrin trajtim dhe dije në këtë institucion. Të kujdesesh për fëmijët me nevoja të veçanta është emocion tregon ajo.

“Është shumë e bukur, kënaqësi që të falin këta fëmijë është e papërshkrueshme, jo se fëmijët e tjerë nuk ta falin por këta të falin dashuri që nuk e përshkruan dot. Jo vetëm fëmijët por e përkujdesja, dëshira e madhe kur te pret prindi tek dera është emocion”- u shpreh Manuela Beshello, mësuese.

- Advertisement -

Përpos kënaqësisë, vështirësia e këtij profesioni është tejet e madhe por kur një fëmijë merr zhvillim çdo lodhje zhduket, thotë mësuesja e re.

“Shumë e vështirë, vet puna është e vështirë, varet nga nxënësi ne fillojmë me emocione nga më të ndryshmet. Që në mëngjes me të qara, refuzime, por kur arrijmë në ai kulminanti që është realizimi innje veprimtarije ose kur nxënësi e kupton atë që ti ke ditë që ja shpjegon, është e mrekullueshme, kur nxënësi ka arritje mësuesi është i plotësuar”-tha ajo.

Rasti më i bukur për Manuelen është kur një fëmijë me aftësi të kufizuara ka nisur të thotë fjalët e para falë përkujdesjes së saj.

“Ishte që fëmijët kishte gati dy vite e ca qe bënte trajnim e nuk kishte thënë asnjë fjalë. Ne trajnohsshim aty, ishim kujdestare, dhe në atë kohë filloi të thoshte fjalët e para. Dua, hape librin, dua të iki në shtëpi dhe më e mrekullueshmja ishte që po thërriste mamin e vet”, tha Manuela Beshello, mësuese.

Manuela është shembulli se dëshira dhe pasioni për të shërbyer kapërcejnë çdo lloj vështirësie, e aq më tepër kur ato dhurojnë dashuri e kohë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara. / euronews.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...