E hënë, 20 Janar, 2025

‘Manovra’ e re ku përfitojnë shumë shqiptarë, mbi 400 euro në muaj për çdo fëmijë…

- Advertisement1-

Lëvizja e fundit e shtetit italian, shtet ku jetojnë me qindra mijëra shqiptar, eshte ajo e “karta e fëmijëve” me shumën prej 400 euro në muaj, që nga koha e lindjes deri në vitin e tretë, me një tavan të caktuar të ardhurash për familjet përfituese.


Bonusi i ri i pritet të bëhet se shpejti realitet pasi buxheti i është dërguar ministrive i cili duket më shumë si një “kartë shërbimi” për nevojat elementare të ndryshme: nga tarifat e çerdheve tek kosto e babysitter-it.

- Advertisement -

Karta e fëmijëve prej 400 eurosh mund të zevendësojë disa shërbimeve të mëparshme siç janë bonusi i lindjes, bonusi i nënës apo kuponi i çerdhes.

Mendohet se kjo manovër është një përfitim më shumë i destinuar për familjet më të varfra ku mund të perfitojne edhe shumë familje shqiptare qe ndodhen ne vendin fqinj

Ministrja e Familjes, Elena Bonetti paraqiti dje disa tregues të rinj në ndihmë të familjes si dhe tre masat kryesore që do të ndërmerren.

E para është kompensimi mujor për të gjithë të porsalindurit qysh në vitin 2020, duke filluar nga 80 në 160 euro në varësi të të ardhurave. 160 euro në muaj për familjet me të ardhura të ulta ndërsa për më të pasurat 80 euro.

Masa e dytë për shkollat ​​e çerdhet, pra familjet do tu jepet një kontribut për t’u regjistruar dhe për t’i çuar fëmijët në çerdhe, deri në 250 euro në muaj, që do të thotë 3000 euro në vit. Kjo s’vlen vetëm për të sapolindurit, por për grup moshën 0-3 vjeç.

E treta është leja e lindjes për baballarët që zgjatet në 7 ditë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...