“Mami ti je e keqe”, “mami, nuk të dua”, i thoshte një fëmijë i nxehur nënës së saj, sepse ajo nuk i kishte plotësuar një kërkesë.
Nëna edhe pse e shqetësuar, ruante qetësinë dhe nuk reagonte. Fëmija po rriste shkallën e agresivitetit dhe filloi të qëllonte nënën.
Nëna i drejtohet fëmijës me shumë seriozitet dhe i thotë: nuk të lejoj të më godasësh. Unë nuk të godas, prandaj edhe ti nuk duhet të më godasësh.
Ke të drejte të thuash atë që ti mendon, por jo të godasësh. E goditura është një veprim shumë i keq.
Unë të kam shumë të çmuar që të të lejoj të bësh veprime që nuk të lejojnë ty të bëhesh e zonja dhe e mire-.
Fëmija e shikonte në sy nënën, tentoi edhe njëherë ta godiste nënën, por qetësia e nënës dhe fjala “jo” e përsëritur disa herë në mënyrë të prerë, bënë që fëmija të tërhiqet. Dikur fëmija u qetësua dhe ju afrua nënës pa folur.
Nëna i përkëdheli kokën e bukur me dashuri dhe e pyeti nëse kishte nevojë për ndonjë gjë, fëmija pa folur u mbështet te nëna. Nëna e mori në krahë dhe filloi ta përkëdhelë.