E diel, 24 Nëntor, 2024

”Mami, ti je e shëmtuar” si t’i përgjigjesh fëmijës pas një fjalie të tillë

- Advertisement1-

Dr. Lira Gjika është gjithmonë pranë prindërve me këshillat e saj të vyera, për çdo rast dhe situate.

Së fundi ajo ka dhënë një këshillë për të gjithë prindërit se si të reagojnë, kur përballen me një fjali të tillë: “Mami, ti je e shëmtuar, mami i Xhoit i ka flokët më të bukura dhe unë dua atë për mami”.

- Advertisement -

“Mami ti je e shëmtuar, mami Xhoit i ka flokët më të bukura se të tuat, unë dua atë për mami”, i thoshte nënës së saj Ina, një vajzë tetë vjeçe. Nëna e Inës e pa Inën me qetësi dhe iu përgjigj “Por, unë nuk jam ajo dhe nuk mund të bëhem si mami i Xhoit. Unë dua të jem vetja ime, po t’i bëj flokët si mami Xhoit do të të dukem edhe më e shëmtuar, por flokët mund t’i rregulloj më ndryshe”, vazhdoi me humor mami Inës, duke i bërë flokët në një mënyrë paksa qesharake. Ina e shikonte dhe filloi të qeshte me të madhe. “Jo, o ma i ke shumë më mirë kështu.” Nëna e rrëmbeu në krahë dhe vazhduan të qeshnin të gëzuara. Me pak humor gjithçka kaloi pa qejfmbetje, dyshime dhe mërira.

Por ende ka shumë nëna që nervozohen dhe fillojnë dhe ironizojnë fëmijën e tyre, kur fëmija bën deklarata të tilla.

Fëmijët e sotëm kanë filluar të kenë kurajo të shprehin opinionin e tyre.

Kjo tregon që prindërit e sotëm po shmangin t’i edukojnë fëmijët nëpërmjet frikës, ata kanë zgjedhur tolerancën dhe respektin. Prindërit e sotëm kërkojnë gjithnjë e më shumë të dinë se deri ku duhet toleruar dhe si duhet ndërhyrë. Sa kupton fëmija i tyre dhe si duhet të sillet prindi që të ndihmojë fëmijën për të menaxhuar veten dhe të lehtësojë sa më shumë të kuptuarin. Kur asiston një shpërrthim zemërimi të fëmijës vërtet të tremb, por tek e fundit, është një reaksion natyral dhe i ndodhur në kohën e duhur. Nuk është e vështirë të detyrosh një fëmijë katër-pesë vjeç apo tetë-nëntë vjeç, të ndrydhë zemërimin dhe të nënshtrohet, por me çfarë kosto? Besoj që të gjithë rrënqethen kur dëgjojnë për adoleshentë e të rinj që kryejnë veprime të dhunshme si ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve edhe të rritur që kryejnë krime deri brenda familjes. Këtu janë rrënjët tek kjo ndrydhje e këtij zemërimi në këto mosha të brishta të fëmijërisë. Te mostoleranca e të rriturit, të reaguarit ashpër e me dhunë. Për pak tolerancë dhe vetëdije të të rriturit, se është ai që duhet të kuptojë fëmijën dhe jo fëmija të rriturin. Kujdes prindër”, shkruan Gjika.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...