E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mami Nora dhe babi Roberti u bënë bashkë e shkak për këtë u bë një sukses i Renee-s!

- Advertisement1-

Robert Berisha dhe Nora Istefi prej kohësh jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri, por kur vjen puna tek Renee ata bashkohen.


Sa herë që flitet për sukseset e të voglës ata bëhen të tre bashkë si familje për të festuar me njëri-tjetrin dhe për t’i treguar të voglës se ata do t’i ketë gjithmonë në krahë.

- Advertisement -

Renee ka përfunduar ciklin e parashkollorit dhe ditën e sotme është diplomuar. Në ceremoninë e diplomimit të vogëlushes kanë qenë të pranishëm të dy artistët, si Nora po ashtu edhe Roberti. Ata kanë ndarë në rrjete sociale foto dhe video të vogëlushes, e cila shfaqet përkrah miqve të saj,

“Jeta ime, urime përfundimin e parashkollorit! Të dua luleshtrydhja ime”, shkruan Nora në një postim.

Më pas ajo ka publikuar dhe një video të shkurtër në të cilën Roberti shihet duke mbajtur mbi shpatulla të voglën. Kështu, Nora na ka vërtetuar dhe një herë se ajo dhe ish-bashkëshorti vazhdojnë të ruajnë raportet miqësore për hir të vajzës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...