“Mami mos më lërë vetëm me babin”, detaje të reja nga dhunimi i 6-vjeçares në Kamëz, nëna: Mendoja se e kafshonte nga malli…

- Advertisement -

Detaje të reja janë zbardhur mbi hetimin e Prokurorisë për dhunimin e vajzës 6-vjeçare në Kamëz.

- paragrafi 1 -

Babai 27-vjeçar Raimond Kunoraj, ka dhunuar në mënyrë barbare vajzën e tij 6-vjeçare. Ai e ka rrahur me thupër dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit si dhe në pjesën intime. E mitura fillimisht është dërguar në spitalin e Kamzës ku pas dhënies së ndihmës së parë, është përcjellë për në Spitalin “Nënë Tereza”.

- Advertisement -

Mjekët e këtij spitali kanë vlerësuar se e mitura kishte nevojë për ndihmë më të specializuar dhe është dërguar me autoambulancë në orën 03:00 të mëngjesit të të Shtunës për tek Urgjenca e “Traumës”.

Bëhet me dije se prindërit e vajzës së mitur ishin ndarë prej 6 vitesh, ndërsa prej një muaji ishin kthyer bashkë dhe kishin nisur bashkëjetesën.

Duket se kjo nuk ishte hera e parë që 27-vjeçari ushtronte dhunë ndajë vajzës së tij, pasi burime për media bëjnë me dije se vajza i kërkonte nënës që mos ta linte vetëm me babanë nga frika që kishte.

- Advertisement -

Nga ana e saj edhe nëna e vajzës ka pranuar se ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj. Ajo ka thënë se 27-vjeçari e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar, por sipas saj mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli.

Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e drogës ndaj dy prindërve.