Malvina Lamçe Rista: Mësimdhënia nuk është një punë e lehtë

- Advertisement -

Ata që punojnë çdo ditë për të ndriçuar mendjen e fëmijëve, e dinë shumë mirë që kjo nuk është një ‘punë’, aspak e lehtë! Madje nuk mund të krahasohet me profesionet e tjera!

Të ligjërosh e përçosh çdo ditë njohuri të reja, është art me vete! Duhet të ketë pasion në atë që bën dhe thua!

- Advertisement -

Që fëmijëve t’u ndriçohet shpirti bashkë me mendjen! Dashuria për fëmijët më çon në dashurinë për përfeksionimin e vetës me anë të të lexuarit! Kjo dëshirë nuk duhet tv mungojë kurrë tek asnjë njeri që është pjesë e këtij profesioni, por edhe më gjërë, tek të gjithë!

Qëllimi është të fokusohemi në krijimin e individëve të aftë për komunitetin ku do të veprojnë nesër!

Mësuesi jep shembullin nëpërmjet vetës së tij! Po, e dua atë që bëj dhe e bëj me zemër!

- Advertisement -

Ku ka më bukur sesa të mbahesh mend! Ku ka më bukur sesa të të vlerësojnë dhe respektojnë çdo ditë! Ku ka më bukur sesa të frymëzosh e të ndikosh pozitivisht në jetën e filizave të rinj! Duaje atë që bën dhe bëje me zemër! Vetëm kështu do të dalim nga apatia e do të arrijmë të ndërtojmë një të ardhme bindëse dhe të sigurt!

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.