Shkrim nga mësuesja Malvina Lamçe Rista për Albanian Education
Përmbushja e shpirtit qëndron aty ku ne jemi në shërbim të njerëzve që kanë nevojë për ne.
Une kam besuar gjithmone ne fuqine e femres per te bere gjithcka qe ajo deshiron. Ne lirine e saj per te zgjedhur, per te qene dikushi, per te mos pranuar padrejtesite kundrejt figures se saj apo dhe stereotipat gjinore te shoqerise shqiptare.
Sot, vete ajo, e ka treguar me pune se cfare mund te arrije. Dhe eshte e realizuar ne cdo aspekt dhe jo vetem te laj, fshij, pastroj apo rris femijet, por sigurisht mbi te gjitha te jete e afte per te gjetur veteveten.
Duke perfshire ketu cdo deshire, enderr, per tu permbushur si njeri, per te kontribuar ne komunitet. Me deshiren e mire per te dhene dhe per te bere te tjeret te ndihen mire nga puna e saj.
Sot une marr energji pozitive nga femra te forta, punetore, me vullnet te hekurt per te thyer cdo barriere dhe per t’ja dale mbane! Po, per te qene aty ku duhet te jesh. Nje femer, vajze, bije, grua, nene, e forte eshte e realizuar dhe nuk ka vend per boshlleqe ne jeten e saj.
Sigurisht, sot e gjithe diten ajo e tregon se cfare eshte ne gjendje te beje! Jo vetem per familjen, por mbi te gjitha per ta ndiere veten te rendesishme dhe per te dhene kontribute me vlere ne cfaredolloj fushe. Forca e saj eshte shume e madhe. Nga vete ajo varet jeta.
Ajo cka femra eshte ne gjendje te beje, nuk ka asnje lloj kufiri! Nuk ka gje te pamundur per te.
Mjafton ta deshiroj dhe te impenjohet, mos te pajtohet me asnje lloj padrejtesie kundrejt figures se saj! Pse duhet te ndryshoj karakterin e saj per te tjeret apo pse duhet te pranoj percmimin? Pse te ndihet e pafuqishme ndaj mendesise? Kur Ne, e dime shume mire qe jeta eshte dhurate qe te jepet vetem nje here!
Sot qe mu dha mundesia te ngre zerin, une do bertas, do e shfrytezoj per te rithene edhe njehere : Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh.”- Maya Angelou, shkrimtare.
Ti mund t’ja dalesh mbane! Ti mundesh te jesh ne dukje, te jesh e forte mjaftueshem per te marre freret e jetes tende ne dore dhe per te thene kjo jete eshte e imja dhe une do ta jetoj ne menyren time me te mire te mundshme! Askush nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta, prandaj qendro mbi gjithcka.
Per te dhene shembullin perfekt te asaj cka ti mund te jesh dhe te besh! Per te qene e pavarur dhe per te transmetuar ne brezat qe vijne pasqyrimin me te mire te nje femre te permbushur! Vetem nje femer e tille, e kenaqur me veten dhe arritjet e saj, mund dhe i ben mire te gjitha! Familjaren e devotshme, gruan ne karriere, partneren qe te jep doren dhe te ndihmon te arrish endrrat e deshirat, etj!
Prandaj Gra, perpiquni te arrini te njihni veten tuaj dhe ta permbushni ate gjate rruges, pasi vetem keshtu do i sherbejme shoqerise, per te qene me te miret! Sot une jam falenderuese per ringjalljen e shpirtit tim kritik dhe per vazhdimin e rruges se nisur ne kohet e studimeve per te plotesuar ate pjese e cila e ndjen ende nevojen per te dale ne siperfaqe!
Per te gjetur ate pjese te mozaikut qe me mungon! Keshtu dhe vajza ime, njejte si mua do marr shembullin me te mire te asaj qe mund te quhet nje femer me rol te rendesishem ne shoqeri! Qe me punen e saj po le gjurme tek brezat qe vijne dhe qe do mbahet mend per faktin e te krijuarit te profesionisteve te se ardhmes dhe jo robotave te mbetur rob te skematikes dhe te mesuarit permendesh! Une mund dhe duhet te sjell kete ndryshim, ketu ku qendron pasioni dhe dashuria ime! Mund t’ja dalesh dhe ti! Me sakte duhet ta besh patjeter