Malsore Hasani nga Ferizaj diplomon në mjekësi

- Advertisement5 -

Malsore Hasani nga Ferizaj, vajza e veteranit të luftës Fikri Hasani, ka përfunduar me sukses studimet në mjekësi dhe tashmë mban me krenari diplomën si mjeke e përgjithshme, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë babai i saj Fikri Hasani.

- Advertisement - M1

Postimi i tij:

E dashura vajza ime Malsore,

Sot ështe një nga ato ditë që mbush zemrën me krenari dhe lumturi pa fund.Diplomimi yt në Fakultetin e Mjekësisë është fryt i punës së palodhur,përkushtimit dhe sakrificave që ke bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

- Advertisement - m2

Ti jo vetëm që ke arritur një sukses te madh akademik,por ke zgjedhur edhe nje rrugë fisnike-atë të kujdesit për jetën dhe shëndetin e njerëzve.Jam i bindur se do të bëhesh një mjeke e shkëlqyer,me zemër të madhe dhe profesionalizëm të lartë.

Uroj që çdo hap i yti në këtë rrugëtim të ri të jetës të mbushet me suksese,respekt dhe mirënjohje nga ata që do të ndihmosh.Mos harro kurr sa shumë vlenë dhe sa shumë mund të arrish.

Të dua pafund dhe jam krenar për ty sot e gjithmonë!

Urime diplomimin!

fk

688234163 26944402661820123 2760095947799806011 n 1