Arbër Hamdi Hoti, ka përmbyllur me sukses studimet e doktoratës, duke shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e tij shkencore, shkruan AlbanianEducation.net.
Ai në një postim në Facebook ka ndarë emocionet e këtij momenti të veçantë dhe ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij udhëtimi akademik.
“Mirënjohje dhe falënderim për Zotin, Një dhe të Vetmin, që më dha forcën, durimin dhe besimin për ta përfunduar këtë rrugëtim akademik”, ka shkruar Dr. Hoti, duke theksuar rolin e besimit dhe përkushtimit personal në arritjen e këtij suksesi.
Postimi i tij i plotë:
Dr. Sc. Arbër Hamdi Hoti 👨🎓
Mirënjohje dhe falenderim për Zotin, Një dhe të Vetmin, që më dha forcën, durimin dhe besimin për ta përfunduar këtë rrugëtim akademik.
Falënderoj mentorin tim, Prof. Dr. Xhemal Zenuni, pasi ky rrugëtim akademik nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin dhe mbështetjen e tij të jashtëzakonshme.
Po ashtu, falënderoj anëtarët e komisionit vlerësues të disertacionit të doktoratës: Prof. Dr. Jaumin Ajdari, Prof. Dr. Mentor Hamiti, Prof. Dr. Florije Ismaili, Prof. Dr. Adrian Besimi dhe Prof. Ass. Dr. Nuhi Besimi, për punën dhe angazhimin e tyre në vlerësimin e disertacionit.
Një falënderim i veçantë shkon për prindërit dhe familjen time, për dashurinë, besimin dhe këshillat e tyre të çmuara, që ishin forca dhe frymëzimi im në çdo hap të këtij procesi sfidues.
Me përulësi, pasion dhe vizion drejt sfidave dhe sukseseve të reja!


