Malisheva ndalon “Shisha Baret” afër shkollave, por sa janë të dëmshme ato?

- Advertisement -

Komuna e Malishevës ka vendosur që të ndalojë “Shisha Baret” në afërsi të objekteve shkollore.

- paragrafi 1 -

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, përmes një interviste në Sytë 7 në Klan Kosova.

- Advertisement -

Siç tha ai, të gjitha bizneset afër shkollave dhe institucioneve publike në distancë prej 400-500 metra në vijë ajrore, e kanë të ndaluar të ofrojnë këtë lloj produkti.

Por, sa janë të dëmshme këto “Shisha”?

Emisioni “Kiks” në Klan Kosova, është marr me këtë çështje në fillim të këtij viti.

- Advertisement -

Sipas pulmologut, Shpëtim Thaçi, shishat apo nargjilet, janë kancerogjene, dhe një seancë në shisha bar është e barasvlershme me tymin e 150 e cigareve, vlerësojnë pulmologët.

Ndiqni më poshtë kronikën e plotë që flet për “shishat”, përgatitur nga KIKS