Në Kosovë ka jo pak mësimdhënës, të cilët janë punësuar në baza partiake, familjare dhe pa meritë në njëzet vjetët e fundit dhe kjo ka bërë që jo profesionalizmi i tyre, të reflektohet në mësimnxënie te nxënësit.
Për këtë shpesh ka deklarime nëse duhet apo jo të testohen.
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), ka kundërshtuar idenë për testimin me shkrim të mësimdhënësve në Kosovë.
Mësimdhënësi Maliq Fetahu thotë se testimi nuk ka asgjë të keqe nëse bëhet nga njerëz profesionistë.
“Mësimdhënësit janë testuar nga profesorët univeristar gjatë shkollimit akademik, mirëpo testimi assesi nuk ka asnjë të keqe nëse bëhet nga njerëz profesionist nga fusha e arsimit”, thotë mësuesi Fetahu për Albanian Education.
Mësuesi Burim Shamolli: Nuk është problem testimi i mësimdhënësve, por forma si organizohet