Maliq Fetahu: Në Slloveni pagat e mësimdhënësve 2500 euro, në Kosovë protesta para zgjedhjeve

- Advertisement -

Lexova sot se në Slloveni rrogat e mësimdhënësve na qenkan bërë mbi 2500 € ndërsa sindikatat tona në kohët e parafushatave na paskan dalë në protesta.

- paragrafi 1 -

Pajtohem me kërkesat e mësimdhënësve për ngritje pagash sepse pagat janë të ulëta ama jo protesta para zgjedhjeve… janë katër vite që duhet kërkuar rritje pagash…

- Advertisement -

Kosova sot është si kurrë më keq në lëminë e asaj që mban dhe ngrit shoqërinë ,fjala është për sistemin arsimor.

*Duhet të depolitizohen shkollat tona.

*Kontrata kolektive e ka vendin e vetë dhe ajo duhet të zbatohet e jo MASHTI të luaj me përsonalitetin e mësuesve…

- Advertisement -

*Ministria duhet të planifikoj nëse arsimtarit i jep pagë të dinjitetshme atëherë duhet me plotë të drejtë të kërkojë cilësinë.

*Ministria e arsimit duhet t’mos lejoj mësimdhënësit të trokasin nëpër dyert e avokatëve.

*Ministria e arsimit duhet të largoj shkumsat e bardhë nga duart e mësimdhënësve.

*Ministria e arsimit duhet të pajisë shkollat me lektura shkollore e jo me broshura mbi edukatën…

*Ministria e arsimit nuk duhet nënshkruar kontrata nëpër fushata e parafushata pastaj të fle në gjumë.

*Ministria duhet të digjitalizoj shkollat e jo të bëjë llafe të kota

Të bashkohen sindikatë e ministri,të mendojnë ta ngrisin cilësinë në arsim sepse e kemi obligim moral e kombëtar për gjeneratat që vinë pas nesh…

Të bëhemi një që të jemi shembulli i mirë i ngritjes profesionale sepse mjaft jemi keq edhe pse pas lufte Kosova na është mbushur me tituj shkencor por realisht më pak njohës të mirë të lëmive që diplomat i mbajnë në sirtarë!

Nuk është koha e protestave por koha e përmbushjes së kërkesave të atyre që u takojnë e që çdo ditë gjenden para gjeneratave që nesër do të jenë në krye të shtetit.
Zoti e bekoftë shkollën shqipe…!

*Maliq Fetahu-mësimdhënës.