Shkolla “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm ka zgjedhur mësimdhënësit më të dalluar.
Mësimdhënës i dalluar për këtë vitin shkollor 2024/25 është zgjedhur mësimdhënësja Majlinda Rama nga cikli fillor, ndërsa nga cikli i lartë, mësimdhënësi Liridon Hajzeri, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Suksesi i shkollës matet me suksesin e njerëzve që e përbëjnë atë! Se vlera e mësuesit matet nga sukseset e nxënësve të tij, kjo është më se e ditur!
Mësimdhënës i dalluar për këtë vitin shkollor 2024/25 është zgjedhur mësimdhënësja Majlinda Rama nga cikli fillor, ndërsa nga cikli i lartë, mësimdhënësi Liridon Hajzeri.
Me ngjyrat dhe punën e tij, bënë mrekulli vazhdimisht në muret e shkollës, e në ekspozitat me nxënës. Shkolla jonë ndanë mirënjohje edhe për mësimdhënësin e artit Zymer Idrizi.
Po ashtu, një kontribut të rëndësishëm në edukimin fizik dhe në zhvillimin e frymës së garës e të bashkëpunimit në mesin e nxënësve, ka dhënë mësimdhënësi i edukatës fizike, Ferki Halimi. Me përkushtimin e tij të vazhdueshëm dhe me angazhimin profesional, ai ka udhëhequr nxënësit drejt pjesëmarrjes dhe fitoreve në gara sportive
brenda dhe jashtë komunës.
Në fushën e artit skenik, u veçua mësimdhënësja Teuta Rexha, e cila me punën e saj të palodhshme dhe kreativitetin e shfaqur, arriti të fitojë vendin e parë në garën komunale me dramën shkollore ‘’Magjia e fjalës’’.
Për inciativën dhe kontributin e pasurimit të bibliotekës shkollore me tituj të rinj të librave shkolla nderon me mirënjohje mësimdhënësen Besarta Shabani.
Krahas punës së mësimdhënësve, padyshim që flet edhe angazhimi e përkushtimi i nxënësve. Të shkëlqyer e për të përfaqësuar ciklet e tyre në këtë vit shkollor janë: Lorna Rexha nga klasa e V-të, Eris Halimi nga klasa e VII-të.
Dhe po ashtu, ndam mirënjohje për klasat më aktive, që janë dalluar në organizime, pastrim, rend, krijimtari apo pjesëmarrje të dalluar në jetën shkollore.
Nga cikli u ulët si klasa më e mirë është klasa IV/1 dhe nga cikli I lartë klasa VI/2.
Shkolla jonë ndau mirënjohje edhe për punëtorët teknik Rifat Haxha dhe Valmir Ibrahimi, për angazhimin e tyre maksimal gjatë këtij vitit shkollor.