E hënë, 24 Shkurt, 2025

Majlinda Berati: Abetarja e sotme shqipe dhe problematikat që hasen sot

- Advertisement1-

Abetarja është libri i librave sepse që të hysh në botën e dijes,duhet të mësosh shumë mirë lexim e shkrim.

Ajo duhet të ketë një logjikë të shëndoshë në çdo aspekt të saj.

- Advertisement -

Ushtrimet, tekstet, ilustrimet duhet të jenë në funksion të forcimit logjik të fëmijës, e thjeshtë në të mësuar por kjo nuk do të thotë që të mos jepet e vështira.

Abetarja duhet të jetë e bukur dhe argëtuese sepse nxënësi tërhiqet nga e bukura,ilustrimet dhe argëtimi kur mëson. Por çfarë ka ndryshuar ndër vite?

Synohet që pikësynimi i parë do të jetë njohja me të gjithë tingujt e shkronjat e dorës e shtypit ku fëmija sot i merr që në parashkollor.

1.Në Abetare nuk figuron asnjë ushtrim i cili piksynim të vetin të ketë punën me tingullin.

Ushtrimet për përvetësimin e shkronjës së shtypit janë të rralla dhe fëmijës jo shpesh i vihet detyra për të dalluar një shkronjë nga një tjetër.

2.Në rrokjet që jepen për t’u lexuar mungon krejtësisht klasifikimi. Nuk bëhet asnjë dallim i qartë ndërmjet rrokjeve të thjeshta me një/dy bashkëtingëllore dhe një zanore.

- Advertisement -rrrrrrr

Autorët nuk japin idenë e rrokjes së lehtë dhe të vështirë (përjashtojmë rastet kur e thotë vetë mësuesja gjatë zhvillimit të mësimit).

3. Shumica e kërkesave në abetare, nuk janë ndërtuar si duhet. Marrim një shembull:
“Shkruani fjalë të reja me trenin e fjalëve”. Kjo kërkesë duhej saktësuar “Shkruani fjalë të reja që gjenden në trenin e fjalëve”.

Shumica e kërkesave i kërkojnë përgjigjet duke përdorur shkronja të cilat nxënësit NUK i kanë marrë gjer atëherë. Psh. “Shkruani muajt e pushimeve verore”. Kjo kërkesë nuk mund të realizohet pa ndihmën e mësueses.

4.Një ndër synimet kryesore pedagogjike të programit të abetares është dhe krijimi i saj me dëshirat e fëmijëve. Deri këtu gjithçka është në rregull por kur fillojmë me konkretizimin e shembujve përkatësisht tek shkronjat, këtu çalojmë pak.

E ndjejmë fare mirë se jemi në epokën e një teknologjie të përparuar dhe këtë e shohim dita ditës por nuk jam aspak darkord ku teknologjia bëhet pjesë e shembujve të abetares. Ndalemi tek shkronja T. Si shembull për këtë fonemë kanë marrë fjalën TABLETI. Ku shkoi TRENI, TOPI?

Pse pikërisht ky shembull ndërkohë që kemi me qindra fjalë ilustruese?

Këto probleme e të tjera hasen gjithmonë e më dendur në abetaren e sotme shqipe.

E mira është që abetarja nëpërmjet përmbajtjes së saj të bëjë një edukim të gjithanshëm.

Duke shpresuar se botimet nuk do të shkojnë akoma e më keq,presim përmirësime në vitet në vazhdim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...