E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mahniti jurinë e ‘The Voice’ në Gjermani, 16-vjeçarja publikon këngën e parë në shqip

- Advertisement1-

Reza ishte një prej konkurrenteve që mahniti jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani në mars të këtij viti me këngën “Nessun Dorma” të Luciano Pavarotti-t.

Me zërin unik dhe timbrin e veçantë, këngëtarja shqiptare bëri që të ndizen të gjithë dritat e jurisë.

- Advertisement -

Rrugëtimi deri në gjysmëfinale e shoqëroi Rrezarta Bojaxhiun me një sukses të jashtëzakonshëm, pas të cilit vjen edhe videoklipi i parë i 16-vjeçares.

E lindur në Islandë, por me origjinë nga Kosova, Rrezarta Bojaxhiu ka ardhur në Shqipëri enkas për të realizuar këngën e saj të parë me videoklip.

“Ma s’shumti n’botë”, sapo është publikuar në YouTube dhe pritet të jetë një debutim i suksesshëm i Rezës në tregun muzikor. Muzika e këngës së regjistuar nga “Mixey Music” është kompozuar nga Armend Rexhepagiq, me tekst nga Aida Baraku dhe producentë Yll Limani e Fatjon Miftari.

Jo vetëm për bashkëpunimin me emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe për talentin e saj, Rrezarta pritet të jetë një prej hyrjeve premtuese të muzikës shqiptare dhe jashtë saj.

“The Voice Kids Germany” nuk ishte i pari kompeticion ku Rrezarta mori pjesë. Në vitin 2015, ajo konkurroi edhe në “Iceland’s got talent”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...