Magbule Berisha, zgjidhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj

- Advertisement5 -

Magbule Berisha është zgjedhur mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj, shkruan Albanianeducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Në prag të Ditës së Mësuesit, MAGBULE BERISHA U ZGJODH MËSIMDHËNËSJA MË E DALLUAR E SHKOLLËS “TEFIK ÇANGA”.

Ajo i plotësoi kriteret për karrierën më të gjatë në shkollën tonë dhe ndjekjen e sa më shumë trajnimeve e seminareve, duke marrë pjesë në 300 prej tyre.

Mësuesja Magbule vizitoi edhe shkollat e Berlinit, në kuadër të projektit për rritjen e aftësive profesionale, ishte edhe trajnere e kolegëve të saj për kurrikulën e re.

- Advertisement - m2

Ajo është shumë komunikative me nxënësit dhe gjithnjë e gatshme për bashkëpunim me prindërit dhe mësimdhënësit.